Tërmeti shkatërruese/ Thellohet bilanci i viktimave, mbi 34,000 të vdekur në Turqi e Siri

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sot, një javë nga tërmeti raportohet një rritje e numrit të viktimave pasi sipas raportimeve të deritanishme janë mbi 34,179 viktima në të gjithë Turqinë dhe Sirinë.

Numri i të vdekurve në Turqi ka arritur në  29,605, ndërsa numri i konfirmuar i vdekjeve në Siri është  4,574 . Ky numër përfshin më shumë se 3,160 në pjesët e kontrolluara nga opozita të Sirisë veriperëndimore, sipas ministrisë së shëndetësisë të autoritetit qeverisës të Qeverisë së Shpëtimit. Trazirat në Turqinë jugore kanë ndërprerë përpjekjet e shpëtimit në disa vende. Ekipet austriake dhe ato gjermane ndërprenë operacionet e kërkim shpëtimit, për shkak të përleshjeve midis grupeve të paidentifikuara.

Presidenti i Turqisë tha se do të përdorte fuqitë emergjente për të ndëshkuar këdo që shkel ligjin.

Një zëdhënës i ushtrisë austriake tha se përleshjet midis grupeve të paidentifikuara në provincën Hatay kishin lënë dhjetëra personel nga Njësia e Ndihmës ndaj Fatkeqësive të Forcave Austriake që kërkonin strehim në një kamp bazë me organizata të tjera ndërkombëtare. Shefja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen ka premtuar të forcojë ndihmën për Turqinë ndërsa vendi po përballet me pasojat e tërmetit shkatërrues të së hënës së kaluar.

Në një telefonatë të dielën, Von der Leyen i tha presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan se “Komisioni do të mobilizojë mbështetje shtesë dhe do t’i përgjigjet kërkesës së fundit të Turqisë për më shumë kapacitet strehimi – në veçanti tenda, batanije, ngrohës”, sipas një leximi të thirrjes nga BE. BE shpreson të mbledhë fonde shtesë për Turqinë dhe Sirinë gjatë një konference donatorësh që do të mbahet në Bruksel në mars.

 

Të fundit

Lumi i Vjosës vizitohet nga turistë të huaj e vendas të pasionuar pas aventurës

Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë të diel pamje nga Lumi i Vjosës, i cilësuar si “lumi i fundit...

Mbyllet sezoni në Serie A/ Juve në Champions, fiton Roma , Lazio mbetet jashtë europës

U mbyll këtë të dielë Serie A. Juventus ia ka dalë që të kualifikohet në Champions League, pas fitores së vuajtur 2-3 ndaj Venezias....

Krimet në Gaza, 9 nga 10 fëmijët e doktoreshës palestineze vriten në sulmin ajror

Dr. Alaa al-Najjar i la dhjetë fëmijët e saj në shtëpi të premten kur shkoi në punë, në dhomën e urgjencës në Kompleksin Mjekësor...

Shqipëria e mbyll me zero pikë Europianin U-17, kuqezinjtë mposhten thellë nga Franca

Shqipëria U17 pëson disfatë 4-0 ndaj Francës, në ndeshjen e fundit të grupit të Europianit që po mbahet në vendin tonë. Francezët e mbyllën...

Ku ndryshon Berisha nga Rama? Na e tregon Belind Këlliçi

Belind Këlliçi komentoi në “Off the Record” nga Andrea Danglli, në A2 CNN, edhe akuzat e disa prej kandidatëve të Partisë Demokratike, nga listat...

Lajme të tjera

Web TV