E rëndë/ Të shtëna me armë në një universitet, 3 të vdekur dhe disa të plagosur

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Të shtëna me armë zjarri në kampusin e një universiteti në Michigan.

Një person hapi zjarr duke vrarë të paktën tre persona dhe lënë të plagosur pesë të tjerë. Mediat amerikane raportojnë se ngjarja e rëndë është shënuar në kampusin e Universitetit Shtetëror të Michiganit.

Ngjarja ndodhi rreth orës 20:18 me kohën lokale. Sulmuesi i dyshuar, i cili ende nuk është identifikuar, u gjet i vdekur herët të martën jashtë kampusit. Policia është ende duke punuar për identitetin e të dyshuarit dhe motivin e mundshëm që e çoi të kryente këtë ngjarje të rëndë.

Të hënën vonë, drejtuesit e universitetit anuluan të gjitha aktivitetet e kampusit për dy ditë. Studentëve dhe anëtarëve të stafit iu kërkua të qëndronin larg kampusit të martën.

Të fundit

Korrik 1995/ Masakra e Srebrenicës, një nga kapitujt më të errët të Evropës moderne

Në korrik të vitit 1995, në përfundim të Luftës së Bosnjës (1992–1995), ndodhi një prej krimeve më të rënda...

Izraeli sulmon nga ajri Gazën, raportohet për të paktën 33 viktima

Sulmet ajrore izraelite i kanë vrarë të paktën 33 palestinezë në Gazë, thanë zyrtarët shëndetësorë të dielën, ndërsa ushtria izraelite njoftoi se ka goditur...

‘Largohem pa pengje’, Dhurata Çupi: Partia Demokratike kërkon reformim, por…

Të enjten që lamë pas, Kuvendi mbylli dyert. Për disa deputetë për t’u rikthyer në shtator, e për 83 të tjerët seanca e 3...

Tragjedi në Mirditë/ 47-vjeçari humb jetën, dyshohet se helmoi veten

Një 47-vjeçar nga Mirdita ka humbur jetën në spitalin e Rrëshenit. Paraprakisht dyshohet se 47-vjeçari ka helmuar veten. Trupi i pajetë është dërguar në Institutin...

Policia Bashkiake ‘zgjohet nga gjumi’, liron hapësirat publike, gjoba për automjetet

Vijojnë kontrollet për lirimin e hapësirave publike në qytetin e Vlorës pas kritikave të kryeministrit Edi Rama. Policia bën me dije se gjatë 24...

Lajme të tjera

Web TV