Ferrari prezanton makinën e sezonit 2023, skuderia italiane beson tek një vit perfekt

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ferrari ka prezantuar këtë të martë makinën e re e cila do të zbresë në pistë në sezonin e ri të Formula 1. Me një model të përmirësuar dhe që pritet të jetë akoma dhe më komod për pilotët, “Kokëkuqja” ka rritur pritshmëritë dhe shpreson që në edicionin e ri të nisë kthesën për t’u rikthyer në majat e garave me makina.

Charles Leclerc e Carlos Sainz do të kenë misionin që të garojnë për titull, një objektiv që te Ferrani nuk e fshehin aspak. Makina e re SF23 ka zbritur në pistën e Fioranos, për të bërë dhe prezantimin zyrtar.

Elementi më i rëndësishëm i përmirësuar në këtë version të ri është shpejtësia, çka u jep besim të gjithëve se “Kokëkuqja” do të kthehet në elitën e Formula 1.

Drejtori sportiv, Frederic Vasseur, ishte entuziast për makinën e re teksa u shpreh se  për të nuk ka rëndësi se kush fiton, Leclerc apo Sainz, por e rëndësishme është të fitojë Ferrari.

“Çdo gjë shkoi mirë. Inxhinierët po përpunojnë të dhënat e para. Duhet të mbajmë premtimin e dhënë, për t’u shpallur kampionë. Këtu shoh se ka krenari e motivim për makinën e re. Të dy pilotët janë në të njëjtin linjë për ta fituar titullin.”

LeClerc dha përshtypjet e tij të para pasi testoi makinën e re e cila dominohet nga ngjyra e kuqe, ndërsa nuance e zezë është prezente në pjesën e përparme dhe anësore.

Të fundit

Madonna kërkesë Papa Leonit XIV: Vizito Gazën para se të jetë vonë

Mbretëresha amerikane e muzikës pop, Madonna, i është drejtuar me një kërkesë Papa Leonit XIV, lidhur me situatën e...

Delvina në flakë/ Dëshmia e banorëve: Situatë apokaliptike, po digjen shtëpi

Vijon të jetë kritike situata nga zjarri në rrethinat e qytetit të Delvinës. Ndërsa Report Tv ka siguruar pamje nga ‘mbretëria’ e flakëve që përpin...

Liberius, gjenerali i Romës që krahasohet me Cesarin dhe Napolon Bonapartin

Petrus Marcellinus Felix Liberius (rreth vitit 465–554) ishte një aristokrat romak i periudhës së vonë, i cili shërbeu për rreth shtatë dekada në poste...

Horoskopi ditor, 13 Gusht 2025

Dashi Ndikimi i planetëve do jete mjaft pozitiv sot. Do ndiheni mjaft mire ne krahët e atij qe dashuroni dhe çdo gjë do shkoje ashtu...

Plani sekret i Pentagonit, krijohet ushtria për protestat civile

Administrata Trump po vlerëson planet për krijuar një “Forcë Reagimi të Shpejtë për Trazirat Civile të Brendshme” të përbërë nga qindra trupa të Gardës...

Lajme të tjera

Web TV