E RËNDË/ Rrëzohet helikopteri ushtarak, shpërthen në flakë në mes të autostradës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një helikopter ushtarak ka shpërthyer në flakë pasi u rrëzua në autostradë në Alabama, gjatë një misioni rutinë stërvitore.

Sipas mediave vendase mësohet se si pasojë kanë mbetur të vdekur dy ushtarakët të cilët ndodheshin në helikopter.

Personat që kanë qenë në vendin e ngjarjes kanë pohuar se nuk kishte asnjë mundësi që dikush të mbijetonte helikopteri Black Hawk goditi tokën.

“Ai shpërtheu nga përplasja dhe po digjej” kur zjarrfikësit mbërritën pak pas orës 15:00, tha zëdhënësi i zyrës së Sherifit të Qarkut Madison, Brent Patterson.

Dy trupat u gjetën në bord, ndërkohë nga kjo përplasje nuk pati të tjerë të lënduar.

Arsyet e rrëzimit mbeten të panjohura dhe një hetim është nisur nga autoritetet federale dhe shtetërore.

Dëshmitarja Tammy Adams i tha filialit të ABC WAAY se fillimisht mendoi se kishte dëgjuar një makinë pa silenciator përpara se të ngrinte lart për të parë helikopterin.

“Pastaj bam, dëgjuam një goditje. E pamë që u përplas në tokë dhe shpërtheu”, tha ajo. “Ne e dinim se askush nuk mund t’i mbijetonte asaj.”

Një tjetër dëshmitare, Chermonica Johnson, shtoi: “Nuk ka asgjë atje, fare as që mund të thuash se ishte një avion”

Ndërkohë, gjenerali Warner Ross, i Tenesit, tha: “Jemi thellësisht të pikëlluar nga humbja e dy Gardistëve Kombëtarë të Tenesit dhe lutjet tona janë me familjet e tyre gjatë kësaj tragjedie zemërthyese.

“Ne kërkojmë nga Tenesianët të bashkohen me ne për të mbështetur familjet e tyre gjatë kësaj kohe pikëllimi të paimagjinueshme”, tha ai.

Të fundit

Trump shkarkon komisionaren e Zyrës së Statistikave të Punës

Presidenti i SHBA-së Donald Trump ka urdhëruar ekipin e tij që të shkarkojë menjëherë komisionaren e punës Erika McEntarfer. Urdhri...

Shpërthen vullkani në Indonezi, reja e hirit mbi 10 km e lartë

Në malin Levotobi Laki-Laki në provincën Nusa Tenggara Lindore në Indonezi, një vullkan shpërtheu sot, duke hedhur një re hiri mbi 10 kilometra të...

Berisha rri, Dumani ik!

NAMIR LAPARDHAJA - Ky është refreni i përditshëm i drejtuesve të PD-së, duke filluar nga Sekretari i Përgjithshëm, nënkryetarët e partisë, anëtarët e kryesisë...

Fshati Gjerbës pa ujë, 120 familje mbushin në çezmën e fshatit

Në zemër të Mallakastrës, mes kodrave me burime te shumta natyrore, 120 familje vuajnë për pikën e ujit. Një çezmë e vetme gjendet 2...

“Për sa kohë marr frymë, s’e tradhtoj Dodik”

“Kemi kaluar kriza të shumta; përmbytje, emigrantë, koroanvirus, konfliktin në Ukrainë, sulmin për Srebrenicën dhe provokimet nga Kosova, por Serbia nuk ka qënë kurrë...

Lajme të tjera

Web TV