U kapën në “shtëpi bari” në Angli, në pranga dy shqiptarët (EMRAT)

28-vjeçari Mateo Pepaj dhe 41-vjeçari Fatos Maçi janë vënë në pranga pasi u kapën në një “shtëpi bari” në Angli

Pas arrestimit 28-vjeçari tha për policinë se ishte i pastrehë dhe se ishte kërcënuar nga bandat se nëse do të kontaktonte me policinë familja e tij në Shqipëri do të dëmtohej.

Në dëshminë e tij tregoi se “mafia” për të cilën punonte ia njihte të gjithë familjen dhe se besonte se kërcënimet ishin të vërteta.

Ndërkohë gjatë këtij operacioni u gjetën 12 bimë rreth 1 me të larta, 12 llamba, një ventilator dhe 13 transformatorë.

Ndërsa në një tjetër dhomë, ngjitur u gjetën tetë bimë , tetë llamba dhe tetë transformatorë