Manchester United “fluturon” me Rashford, Djajtë e Kuq mposhtin me lehtësi Leicesterin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Manchester United ia del me sukses të marrë fitoren e dytë radhazi në Premier League teksa mposhti në shtëpi me rezultatin e pastër 3-0, Leicester. Nën udhëheqjen e Marcus Rashford, “Djajtë e Kuq” duken të pandalshëm teksa miqtë nuk mundën t’i bënin ballë të besuarve të trajnerit Erik ten Hag. Edhe pse duhet theksuar se ishte Leicester që e nisi më mirë ndeshjen në Old Trafford duke detyruar portierin David De Gea të shpëtonte mrekullisht kuadratin e tij në të paktën dy raste.

Gjithsesi, vështirësia e minutave të para kaloi shpejt me Rashford që zhbllokoi ndeshjen në minutën e 25-të pas një asisti fantastik të Bruno Fernandes. Në vijim, vendasit patën edhe një tjetër mundësi me Dalot ku sërish protagonist ishte Fernandes me pasimin e tij, por mbrojtësi gaboi nga fare pranë portës. Megjithatë, për të qetësuar tifozerinë mendoi sërish Marcus Rashford, i cili edhe pas konfirmimit nga VAR festoi golin e 14-të në Premier League dhe të 24-tërtin sezonal, duke regjistruar statistikat më të mira me Manchester United.

Sakaq, në minutën e 61-të, pati vend edhe për një gol të Jadon Sancho pas asistit të Fernandes duke “blinduar” kështu tre pikët. Pas kësaj fitoreje, United renditet në vendin e tretë të klasifikimit me 49 pikë, pesë pikë më pak se Arsenali kryesues. Nga ana tjetër, Leicester u rikthye te humbja pas dy fitoreve radhazi me “Dhelprat” që renditen në vend të 14-të me 24 pikë.

Të fundit

Kujdes nga zhytjet në det, mjeku: Hedhjet me kokë të rrezikshme

Frekuentimi i plazheve dhe pishinave për disa nuk shijohet pa zhytjet dhe hedhjet me kokë nga trampolinat apo lartësitë...

Rama ndan pamjet nga Akademia Politike, ja këshilla që iu dha deputetëve të rinj

Kreu i Partisë Socialiste ka ndarë një video nga takimi në atë që tashmë quhet “Akademia Politike”, me deputetët e rinj të PS të...

Pse nuk do të ketë Luftë të Tretë Botërore!

Dritan Hila  Miq të mi, madje deri te të afërm të mi, pyesin nëse jemi në prag të një lufte botërore ku në lojë do...

BE i jep Serbisë paratë e para nga Plani i Rritjes për Ballkanin Perëndimor

Komisioni Evropian ia ka ndarë Serbisë 51.7 milionë euro si kredi e butë, si pjesë e fazës së para-financimit të parashikuar nga Plani i Rritjes së...

Plani i Kurtit për ndërtimin e 2 urave mbi lumin Ibër/ Reagon BE: S’jemi në dijeni!

Bashkimi Europian as nuk është në dijeni as nuk është i përfshirë në projektin për ndërtim të dy urave mbi lumin Ibër, paralelisht me...

Lajme të tjera

Web TV