Qeni përballet me peshkaqenin në Bahamas dhe arrin ta largojë, turistët në panik

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Disa turistë në Bahamas kanë përjetuar momente paniku teksa udhëtonin me një varkë. Ata janë befasuar kur kanë parë pranë varkës një peshkaqen kokë çekiç, por u tronditën kur një qen i guximshëm u hodh në ujë për t’u përballur me peshkaqenin.

“Pavarësisht nëse ai donte të mbronte ishullin e tij ose thjesht donte të luante me atë që i dukej si një peshk vërtet i madh në ujë, ai thjesht e ndoqi atë,” tha për The Post Rebecca Lightbourn, menaxhere e rezervimeve në operatorin e anijeve Exuma Water Sports.

I pabesueshëm është momenti kur peshkaqeni ka kthyer drejtim pas ‘përballjes’ me qenin dhe është larguar.

“Qeni voziti për rreth dy e gjysmë deri në tre minuta dhe arriti të largonte peshkaqenin”, tha Lightbourn.

Video u postua nga kompania turistike, në të cilën dëgjohet edhe britmat e pasagjerëve të panikosur nga ai moment.

Peshkaqenët kokë çekiç mund të variojnë nga 12 deri në 18 metra të gjatë dhe të peshojnë rreth 180 kilogramë.

Të fundit

Aksident pranë urës së Drojës, raportohen tre të plagosur

Një aksident me pasojë plagosjen e tre personave ka ndodhur ditën e sotme në afërsi të urës së Drojës....

“Klub frikacak!” Tifozët nuk ia falin Bayernit që shiti Coman

Bayern po has në kritika të mëdha nga tifozët në rrjetet sociale pas lajmit që Kingsley Coman po transferohet në Arabinë Saudite. Sky raporton...

Raporti: 357 milionë euro kredi ‘të këqija’ nëpër bankat shqiptare

Me gati 6 herë janë ulur kreditë me probleme, krahasuar me 11 vite më parë. Në fund të muajit qershor, Banka e Shqipërisë thotë...

Besniku i Putin bën deklaratën e papritur: Do të ketë paqe me Ukrainën

“Besniku” i presidentit rus dhe kreu i Fondit Rus të Investimeve Direkte (RDIF) , Kirill Dimitriev , shprehu besim se takimi kokë më kokë...

Vazhdojnë zjarret në Tujan, tymi mbërrin në qendër të kryeqytetit

Një vatër zjarri që është aktivizuar prej ditës së djeshme në fshatin Tujan, në afërsi të Tiranës, vijon të jetë aktive edhe këtë të...

Lajme të tjera

Web TV