SHBA ofron 100 milionë dollarë ndihmë për të prekurit e tërmetit në Turqi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sekretari amerikan i Shtetit, Anthony Blinken, njoftoi sot se SHBA do të japë 100 milionë dollarë ndihmë shtesë për të prekurit nga tërmeti që ka vrarë rreth 45,000 në Turqi dhe në Siri.

Blinken ndodhej në Mynih, Gjermani për Konferencën e Sigurisë, ku nga aty udhëtoi në Turqi për të treguar mbështetjen e Shteteve të Bashkuara për aleatin e saj në NATO. Ai vizitoi bazën ajrore Incirlik në pjesën juglindore të vendit.

Në këtë bazë janë stacionuar rreth 1500 ushtarë amerikanë, dhe një pjesë e ndihmave humanitare për zonat e prekura nga tërmeti 7.8 ballë i 6 shkurtit. Gjithashtu është vendi ku Anthony Blinken u nis me një helikopter mbi provincën e goditur të Hatay (juglindje).

Tërmeti është fatkeqësia më e madhe për Turqinë dhe ka shkaktuar, sipas numërimit të fundit, 40,642 të vdekur vetëm në vend.

Do të duhet një përpjekje e madhe për të rindërtuar

“Kur të shohim shkallën e dëmtimit, numrin e ndërtesave, numrin e apartamenteve, numrin e shtëpive të shkatërruara, do të duhet një përpjekje e madhe për t’u rindërtuar dhe ne jemi të përkushtuar ta mbështesim atë përpjekje,” tha Blinken.

“Ne po shtojmë 100 milionë dollarë për të ndihmuar ata që janë në nevojë të dëshpëruar,” tha ai.

Sekretari amerikan i shtetit pritet të takohet me zyrtarë ushtarakë që po koordinojnë ndihmën e SHBA.

Pasditen e sotme, autoritetet turke njoftuan përfundimin e kërkimit, përveç dy provincave ku shanset për të gjetur të mbijetuar mbeten të pakta, në Kahramanmaras, ku ishte epiqendra, dhe në Hataj, ku diplomati amerikan mundi të shihte shkallën e shkatërrimit.

Shtetet e Bashkuara një ditë pas tërmetit kanë vendosur disa ekipe kërkimi dhe shpëtimi në Turqi, dhe kanë lëshuar një këst fillestar prej 85 milionë dollarë ndihmë humanitare. Ata vendosën dërguan helikopterë Black Hawk dhe Chinook për të transportuar furnizime.

Lexo edhe :  Prezantohet “Trump Mobile”/ Shërbim celular me kornizë ari dhe flamur amerikan

Kombet e Bashkuara kanë bërë thirrje për ndihmë ndërkombëtare për të mbledhur një miliard dollarë për Turqinë.

Blinken do të shkojë në Ankara ku nesër do të takohet ndër të tjera me presidentin Recep Tayyip Erdogan.

Të fundit

Flakët “pushtojnë” ishullin grek, autoritetet urdhërojnë evakuimin e banorëve

Dhjetëra zjarrfikës u përpoqën të kontrollonin një zjarr të madh që po shpërthente në ishullin grek të Kiosit për...

Zgjedhje të reja në tre bashki në vjeshtë, Klosi: Synojmë t’i fitojmë të gjitha

Vjeshta nuk do të jete vetëm stina e krijimit të qeverisë së re por edhe stina e një procesi të dytë zgjedhor. Qytetarët e...

Tirana përjeton 3 netë festivali ndërkombëtar me përmasa të reja

Nga data 13 deri më 15 qershor, Tirana u kthye në qendrën e muzikës moderne falë festivalit Eagle Beat. Me më shumë se 15...

Do të jetë zëvendësi i Lamine Jamal, Barcelona arrin marrëveshjen me një tjetër talent

Barcelona është shumë pranë finalizimit të marrëveshjes për transferimin e anësorit të talentuar, Roni Bardghji, nga Kopenhagën.Lajmi është bërë i ditur nga eksperti i...

Çmimi i gazit natyror evropian rritet ndjeshëm, pas sulmit amerikan kundër Iranit

Çmimi i gazit natyror evropian është rritur ndjeshëm pas sulmit të SHBA-së kundër Iranit. Në tregtimin e hershëm sot, kontrata njëmujore TTF u rrit...

Lajme të tjera

Web TV