“Është shumë e vështirë t’i marrësh këto bashki”/ Fevziu: Ja kush mund të fitojë…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gazetari Blendi Fevziu ishte këtë të hënë në studion e Euronews Albania, ku bëri dhe një analizë të shkurtër të zgjedhjeve lokale që pritet të mbahen më 14 maj.

Fevziu tha se zgjedhjet e ardhshme lokale nuk pritet të kenë ndonjë histori. Kjo sipas tij, pasi PD nuk do të arrijë të bëjë dot surpriza.

Fevziu tha se përçarja e PD-së, dhe braktisja e institucioneve në vitin 2019, janë ngjarje, ndikimet e të cilës PD do t’i vuajë dhe në dekadën e ardhshme. Që PD të rikthehet në pushtet, duhet një hapje më e madhe se koalicionet apo bashkimi i saj, tha gazetari.

“Në 14 maj është shumë e vështirë të mendosh se do të ketë ndryshime të mëdha. Vendimi që PD ka marrë në 2019-ën me largimin nga parlamenti, si dhe braktisja e zgjedhjeve lokale, do të dojë minimum një dekadë që të rikuperohet.

Kishte bashki që e majta s’do t’i fitonte kurrë dhe sot është e vështirë t’ua marrësh kandidatëve të majtë.

Ju e dini që në Shqipëri kryetarët e bashkive rrinë me mandate të gjata dhe ndaj u ndryshua ligji dhe u kufizua që të kenë të drejtë të qëndrojnë vetëm 3 mandate.

Kjo ndodh dhe në botë dhe sot është shumë e vështirë t’i marrësh këto bashki.

Situata e përçarjes në PD nuk e favorizon rezultain pozitiv të saj në zgjedhje. Për të fituar zgjedhjet e 2025-ës PD nuk i mjafton bashkimi i saj, apo koalicionet, por duhet të hapet ndaj çdo elementi për t’u rikthyer në pushtet”, tha Fevziu.

Të fundit

“Dua të largohem”, ylli i Real Madridit nuk duron më

Rodrygo nuk ka vend në projektin e Xabi Alonso dhe është i vetëdijshëm për këtë gjë. Braziliani ka humbur...

Musk i kërkoi Zuckerberg-ut ta ndihmonte për blerjen OpenAI

Njeriu më i pasur në botë, Elon Musk, i kërkoi drejtorit ekzekutiv të Meta, Mark Zuckerberg, të ndihmonte në financimin e një blerjeje prej...

Hamasi shpall Gazën në gjendje urie, bën thirrje për ndihmë

Organizata e Hamasit ka shpallur zyrtarisht Gazën në gjendje urie, duke bërë thirrje për hapjen pa kufizime të kalimeve kufitare në mënyrë që të...

Tërhiqet Gjermania? “Njohja e Palestinës tani nuk do ishte produktive”

Një zëdhënës i qeverisë gjermane tha të premten se Berlini nuk ka plane aktuale për të njohur një shtet palestinez, pasi kjo do të...

Donnarumma lihet në hije, Guardiola hedh sytë te një portier tjetër

Manchester City është tërhequr nga gara për portierin Donnarumma. Arsyeja është kërkesa e lartë financiare e PSG-së. Pep Guardiola shqyrton një alternativë më të lirë,...

Lajme të tjera

Web TV