Ndërron jetë në moshën 83-vjeçare legjenda e Real Madridit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ndahet nga jeta në moshën 83-vjeçare Amancio Amaro, legjenda e Real Madridit dhe president nderi i “Los Blancos”.

Amancio Amaro Valera lindi më 16 tetor 1939 në La Coruña (Galicia). Ai ishte lojtar dhe trajner i Realit të Madridit, një ekip me të cilin nënshkroi në vitin 1962. Më herët ishte pjesë e Deportivo La Coruña, ku edhe tërhoqi vëmendjen e madrilenëve.

Amancio luajti për Real Madridin midis viteve 1962 dhe 1976, duke fituar një Champions, 9 Liga dhe 3 Kupa të Spanjës.

Në 14 sezone luajti 471 ndeshje dhe shënoi 155 gola, duke qenë “Pipichichi” i elitës së futbollit spanjoll në vitet ’69 dhe ‘70.

Në vitin 1964 Amancio ishte i treti në votim për Topin e Artë dhe fitoi Kampionatin Evropian me Spanjën.

Amancio u tërhoq nga futbolli më 30 qershor 1976 si golashënuesi i katërt më i mirë i të gjitha kohërave për Real Madridin. Ai renditet pas legjendave të tjera si: Alfredo Di Stéfanos, Ferenc Puskás dhe Paco Gento.

Reagimi i Real Madrid:

“Reali i Madridit, presidenti i tij dhe Bordi i Drejtorëve shprehin keqardhje të thellë për vdekjen e Amancio Amaros. Ai ishte president nderi i Realit të Madridit dhe një nga legjendat e mëdha të klubit tonë dhe të futbollit botëror.

Reali i Madrid dëshiron të shprehë ngushëllimet dhe dashurinë për gruan e tij Consuelo, fëmijët e tij Óscar, Belén, Amancio, Patricia, Marcos dhe Claudia, vëllnë e tij Juan Carlos, nipërit e mbesat e tij dhe gjithë familjen, kolegët dhe të dashurit e tij….”

Të fundit

Rinovimi i kartonit CAP, Rama: Bëhet pjesë e lejes së drejtimit

Një lajm i mirë për drejtuesit profesionistë të mjeteve vjen nga Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor...

Vritet me thikë 32-vjeçari në Divjakë, shkak sherri për kanalin vaditës

Një 30 vjeçar ka humbur jetën në orët e para të mëngjesit në një lokal në Divjakë, pasi është qëlluar disa herë me thikë. Ngjarja...

Siguroni pronën dhe shëndetin, mos shkoni dy ditë në plazh!

Nga Ermal Mulosmani Sipas të dhënave të AMF-së, pagesat që ka bërë SIGAL për klientët e vet, në 6 muajt e parë të vitit, janë...

Shqipëria në kërkim të pilotëve ushtarakë, “KAYO” do të merret me trajnimin

Shqipëria vijon t’i mbajë sytë te ushtria. Vendi synon të shtojë flotën e pilotëve të avionëve luftarakë. Për përgatitjen e tyre është ngarkuar KAYO,...

Situata e përsëritur me zjarret vitet e fundit, eksperti i sigurisë: Kambanë alarmi

Eksperti i çështjeve të sigurisë, Fatjon Softa, duke folur për zjarret në studion e News24 moderuar nga Megi Latifi, u shpreh se ku situata...

Lajme të tjera

Web TV