PD njofton datën, ja kur do të mbahet protesta e radhës para Parlamentit

Protesta e radhës e Partisë Demokratike para parlamentit do të zhvillohet të enjten më 23 shkurt.

Lajmin e bëri të ditur deputeti demokrat, Flamur Noka, i cili tha se vendimi u mor ditën e sotme nga Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike.

Ndër të tjera, ai u shpreh se kryeministri Edi Rama nuk ka shanse që t’i mbyllë gojën opozitës.

“Mbledhja e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike vendosi: Protestat do të vazhdojnë! Thirrje qytetarëve për protestën e radhës ditën e Enjte, para Parlamentit, ora 10:00!  Liri pa fjalë të lirë nuk ka!  Edi Rama nuk ka shans t’i mbyllë gojën opozitës!”, thuhet në njoftimin e publikuar nga Noka në Facebook.