Manchester United dhe Barcelona gati për aktin final të fazës së 1/16-ave të Europa League. Pas barazimit spektakolar 2-2 në “Camp Nou”, dy klubet do të përballen sërish, këtë herë në “Old Trafford”.
Një sfidë ku spektakli nuk mjafton, pasi duhet fitorja për të avancuar më tej. Aq më tepër kur bëhet fjalë për dy klube që synojnë të ngrenë lart këtë trofe, ndaj edhe përballja mes tyre u cilësua si një finale e parakohshme.
Formacionet zyrtare:
Manchester United: De Gea; Wan-Bissaka, Varane, Lisandro, Shaw; Fred, Casemiro, Bruno Fernandes; Sancho, Weghorst, Rashford.
Barcelona: Ter Stegen; Kounde, Araujo, Christensen, Balde; Busquets, Frenkie De Jong, Kessie; Sergi Roberto, Lewandowski, Raphinha.