Ngjarja merr tjetër kthesë/ Ja dëshmia e biznesmenit për Alda Klosin, çfarë pretendon..

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një biznesmen ka dëshmuar në prokurorinë e Tiranës se është personi i cili i ka dhënë Alda Klosit, shumën prej 125 mijë eurosh, referuar dhe deklaratave të vëllait të ish-zyrtares.

Teksa nuk bëhet me dije emri i tij, sipas BW citon prokurorinë dhe thotë se ndërtuesi pranoi dhënien e borxhit dhe paraqiti një dokument me shkrim dore, të firmosur prej tij dhe vëllait të ish-zyrtares.

Por dëshmia e biznesmenit merret me rezerva nga hetuesit, përderisa paratë janë dhënë përmes një shkrese të thjeshtë dhe mes palëve nuk është firmosur një akt noterial.

Dyshimet janë të mëdha edhe për faktin, se dy ditë përpara dëshmisë së vëllait, Alda Klosi në deklarimet e saj përpara oficerit të policisë gjyqësore, nuk e përmend fare çështjen e borxhit, por thotë se paratë janë të xhaxhait.

“Nuk jemi të bindur në deklarimin e ndërtuesit, sepse ka shumë dëshmi kontradiktore. Kemi dyshime se biznesmeni mund të ketë bërë deklarim të rremë ndaj jemi duke kryer veprime të tjera hetimore”, tha një pjesëtar i grupit të hetimit.

Alda Klosi është arrestuar pas dëshmisë së pastrueses Rozeta Dobi e cila ka deklaruar se paratë e gjetura i’a kishte dhënë vetë Klosi dhe vjedhja ishte e inskenuar. Mbi Alda Klosin rëndojnë 3 akuza, pastrim parash, fshehje pasurie dhe deklarimit të rremë para oficerit të policisë gjyqësore.

Të fundit

Ajsbergu masiv i afrohet këtij fshati të vogël, banorët të alarmuar

Një ajsberg me “përmasa titanike” është afruar në mënyrë të rrezikshme pranë një fshati të vogël në Grenlandë, duke...

Krybashkiaku i Hasit nuk i bindet Ramës: Nuk kam në plan të shkarkoj asnjë punonjës

Kryetari i Bashkisë Has, Miftar Dauti, u shpreh në reagim për TCH se nuk e ka në plan të shkarkojë asnjë punonjës, vetëm nëse...

Plumbat e luftës, brenda muzeve fantazmë të Ukrainës

Ekspozitat zëvendësohen nga fragmentet e luftës dhe pushtimit nga Charlotte Higgins Një statujë gjigante e stilit kubist nga epoka sovjetike, që përfaqëson një ushtar prej betoni...

Hapen regjistrimet në Arsimin Profesional/ Ja ku mund të aplikoni

Kryeministri Edi Rama ka bërë një postim në rrjetin e tij social Facebook, ku njofton se janë hapur regjistrimet për Arsim Profesional. Rama bën me...

Qumështi dhe bulmeti vetëm me faturë, nisin inspektimet në terren

Ministrja e Bujqësisë, Anila Denaj, ka publikuar foto nga nisja e inskpektimeve në biznese të të gjitha niveleve për të siguruar faturimin e detyrueshëm...

Lajme të tjera

Web TV