Sekuestrohen 5.5 mln euro dhe 2 ton drogë, në pranga 20 persona

Një operacion nga Guardia Civile spanjolle e mbështetur nga Europol ka çuar në arrestimin e 20 personave të përfshirë në pastrim parash dhe trafikim droge.

Nga ky operacion janë sekuestruar më shumë se 5.5mln euro dhe mbi 2 ton drogë.

Me qendër në jug të Spanjës, rrjeti kriminal përbëhej nga shtetas shqiptarë, italianë, spanjollë dhe marokenë.

Grupi drejtohej nga shtetas italianë që përdornin dokumente të falsifikuara.

foto galeri foto galeri foto galeri

Rezultatet e operacionit:

 

 

  • Janë kontrolluar 6 shtëpi në Sevilje të Spanjës
  • 20 të dyshuar janë arrestuar
  • pasuri e sekuestruar me vlerë rreth 5.5 milionë euro
  • Sekuestrohen 2 ora luksoze dhe 16 545 euro cash
  • Sekuestrohen 2500 kilogramë hashash dhe 45.6 kilogramë marijuanë
  • sekuestrohet infrastruktura kriminale duke përfshirë kamionë, një varkë, mjete për kultivimin e marijuanës dhe prodhimin e hashashit dhe 34 telefona celularë
  • Zbulohet një plantacion i madh marihuane dhe një laborator droge
  • sekuestrohen dokumente të falsifikuara udhëtimi dhe identifikimi

Rrjeti kriminal përdori një sërë metodash të pastrimit të parave për të errësuar të ardhurat e tyre nga trafiku i drogës.

Këto përfshinin kanalizimin e parave – përmes llogarive bankare të biznesit duke përdorur fatura false, kredi ose borxhe të tjera – midis një rrjeti kompanish të përfshira në transportin e drogës.

Metoda të tjera të përdorura ishin investimet në pasuri të paluajtshme luksoze, qira, mallra dhe automjete luksoze, si dhe pagesa me para në dorë.