Çmimet u rritën me 7.1%/ INSTAT: Ushqimet dhe pijet jo alkoolike më shtrenjtë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Çmimet gjatë vitit 2022 u rritën me 7.1 për qind.

Sipas INSTAT, shtesën më të madhe e ka pësuar grupi i ushqimeve dhe pijeve joalkoolike me 11.8%, që pasohet nga transporti me 6.9% dhe mobiljet dhe pajisjet shtëpiake me 6.7%.

Shtrenjtim kanë pësuar edhe veshjet me 5.3%, si dhe pijet alkoolike, duhani, hotelet, kafenet dhe restorantet.

Trendi rritës ka vijuar edhe në janar me një shtrenjtim prej mesatarisht  1.1% e ku koston më të lartë e kanë sërisht  ushqimet dhe pijet joalkolike.

Por edhe pse konsumatorët duhet të paguajnë më shumë për të siguruar produktet, efekti pozitiv duket në buxhetin e shtetit.

Kështu sipas të dhënave zyrtare borxhi publik gjatë vitit 2022 është ulur.

Një efekt vjen si pasojë e rritjes së të ardhurave në buxhet prej taksave si nga blerjet me pakicë apo dhe ato me shumicë.

Në këtë mënyrë edhe nevoja për financime shtesë ka rënë.

Të fundit

Zjarret vijojnë në Shqipëri, dy vatra mbeten ende aktive

Ministria e Mbrojtjes ka bërë një tjetër raportim në lidhje me situatën e krijuar nga zjarret në vendin tonë. Sipas...

Konfirmohet: Lini në Pogradec, vendbanimi më i vjetër me palafite në Europë

Universiteti i Bernës dhe Instituti i Arkeologjisë kanë konfirmuar Linin në Pogradec si vendbanimi më i vjetër me palafite në Europë. Po ashtu është konfirmuar...

Fox News: Trump nominohet për Çmimin Nobel për Paqen

Fox News ka bërë të ditur se një ligjvënës i Dhomës së Përfaqësuesve në SHBA po nominon Presidentin Donald Trump për Çmimin Nobel për...

Antony Blinken: Sulmi i Trump ndaj Iranit ishte një gabim i madh

Nga Antony J. Blinken, ish-Sekretar i Shtetit gjatë presidencës së Joe Biden. Botuar fillimisht në "New York Times" Sulmi i Shteteve të Bashkuara ndaj tre prej...

Komandanti i Gardës Revolucionare: Trump është i marrë dhe injorant

Nëse Shtetet e Bashkuara do të godasin sërish Iranin, do të përballen me një “mësim historik”, ka kërcënuar komandanti i Gardës Revolucionare iraniane, Mohammad...

Lajme të tjera

Web TV