I zhdukur prej 7 muajsh, Gjykata e Lartë bën një tjetër lëvizje për Vis Martinajn

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ndërkohë që prej 7 muajsh Ervis Martinaj rezulton i zhdukur dhe njëkohësisht i shumëkërkuar i SPAK, gjykata e lartë do të shqyrtojë më 2 mars një rekurs të 41 vjeçarit.

Bëhet fjalë për ankimin e vitit 2018 kur ai u arrestua për ngjarjen e bllokut ku mbeti i vrarë miku i tij Fabiol Gaxha dhe u plagos Eljon Hato e vetë Martinaj.

Ky i fundit u mbajt disa muaj në burg dhe më pas u lirua me garanci pasurore nga gjykata e Tiranës.

Në përfundim të procesit ndaj tij akuza për vrasje të mbetur në tentativë ra, megjithatë ai u dënua 3 vite e 8 muaj burg me gjykim të shkurtuar për “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve për vrasje”, “Fshehje të të ardhurave”, “Falsifikim i pasaportave, kartave të indentitetit, vizave”, si edhe “Organizim ose ushtrim i veprimtarisë së lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin”. Ky dënim mbeti i pazbatuar pasi çështja ende nuk është shqyrtuar në apel kur do të merrte formë të prerë ose do të shpallej i pafajshëm.

Në një material konfidelcial të policisë kriminale të siguruar nga Euronews Albania, Ervis Martinaj, listohet ndër personazhet që janë ‘përkëdhelur’ ndër vite nga drejtësia pasi janë arrestuar por kanë përfituar trajtime preferenciale dhe dënime të buta.

“ Shtetasi Ervis Martini është arrestuar në datë 05.10.2018, për veprën penale ‘Vrasje në rrethana të tjera cilësuese”, në lidhje me vrasjen e shtetasit Fabian Gaxha, në zonën e Bllokut Tiranë. Në zbatim të Urdhër Ndalimit nga Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë si person nën hetim për veprat penale të ‘Plagosjes së Lehtë me dashje” dhe ‘Prishje e rendit dhe qetësisë publike”.

Shoqëruar në datë 25.02.201, si i dyshuar për “Armëmbajtje pa leje”, të gjendura në ambientet e Hotel ‘Arbëria Palace”, në Fushë Milot Kurbin. Për vrasjen në datë 11.112015, vrasja e shtetasit Enton Nikaj dhe plagosja e shtetasit Ismet Gaxherri, në lokal “Muraga”, Linzë Tiranë ” thuhet në raportin konfidencial të policisë.

Lexo edhe :  Çlirimi vazhdon! Rama ndan pamje nga aksioni për lirimin e hapësirave publike

Pak ditë me parë me kërkesë të spak, Martinajt dhe familjarëve të tij iu sekuestruan 34 pasuri të dyshuara nga aktiviteti kriminal ndërsa për fatin e tij ende autoritetet nuk kanë një përgjigje.

Të fundit

Presidenti Bardhi flet pas kualifikimit historik: “Daja ka firmosur kontratë 30-vjeçare”

Presidenti i Dinamos, Adrian Bardhi, në “ekstazë”. Pas triumfit historik ndaj Hajduk Splitit, numri 1 i klubit dinamovit, foli...

Dramë, lot dhe emocione/ Ilir Daja tregon çelësin e suksesit tek “blutë”

Ilir Daja është padyshim arkitekti ikualifikimit historik të Dinamos, në duelinndaj gjigantëve të Hajduk Split. Nëprononcimin e dhënë pas ndeshjes, tekniku kryeqytetas ndër të...

Egnatia largohet me kokën lartë, rrogozhinasit eliminohen në kohën shtesë ndaj Ljubjanës

Egnatia i ka dhënë lamtumirën Europës për këtë edicion, duke u eliminuar në turin e tretë të Ligës së Konferencës. Një eliminim me shumë...

HISTORIKE/ Dinamo mposht Hajdukun dhe kualifikohet në raundin final të Conference League

Mbëmje magjike në “Air Albania”! Dinamo e Ilir Dajës arrin të shkruaj historinë në arenën Europiane, duke eliminuar gjigantët e Hajdukut të Splitit, pas...

Trend i ri në Francë, shesin biletat e dasmave për njerëzit që nuk i njohin

Një trend i ri po përhapet në Evropë: çifte që po shesin bileta për dasmat e tyre te të huajt për të mbuluar shpenzimet...

Lajme të tjera

Web TV