AGJENDA/ Albin Kurti takon Aleksandër Vuçiçin sot në Bruksel

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, sot do ta zhvillojnë takimin e nivelit të lartë në Bruksel në kuadër të dialogut Kosovë – Serbi të lehtësuar nga Bashkimi Evropian.

Përfaqësuesi i Lartë, Josep Borrell mbështetur nga Përfaqësuesi Special i BE-së, Miroslav Lajçak do të zhvillojë takime të ndara me liderët, duke filluar nga ora 15:00, pasuar nga një takim i përbashkët.

Në takim do të diskutohet për Propozimin e BE-së për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Ndërsa në fund të takimit do të ketë një deklaratë për mediat nga Përfaqësuesja e Lartë.

Sipas të dërguarit të Bashkimit Evropian për dialogun, Miroslav Lajçak, ky propozim nuk do të negociohet.

Në një intervistë për RTK, ai tha se plani evropian është i tipit merre ose lëre.

“Plani në vetvete nuk do të negociohet, vetë plani është i hartuar nga BE, palët janë konsultuar pasi drafti i parë është ndarë me ta dhe nuk shohim asnjë arsye e as gjasa për negociata, ne besojmë vërtet se është plani që trajton çështjen që respekton vijat e kuqe të të gjitha palëve dhe ofron maksimumin e arritshëm”, deklaroi Lajçak.

Para se të shkoi në kryeqytetin evropianl, për takimin e radhës me presidentin serb Vuçiq, kryeministri Kurti, ka thënë se statusi aktual i marrëdhënieve të Kosovës me Serbinë nuk është normal e status normal është ai i fqinjësisë së mirë, me njohjen reciproke si thelb dhe reciprocitetin si princip.

Këshilltari i lartë i Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet, i ka thënë të dielën presidentit serb, Aleksandar Vuçiç se, Shtetet e Bashkuara e mbështesin plotësisht propozimin e Bashkimit Evropian për normalizim të marrëdhënieve në mes të Prishtinës dhe Beogradit.

Lexo edhe :  Video/ Një tjetër avion rrëzohet në SHBA, 4 viktima

Chollet i ka thënë edhe Kurtit një ditë më parë se tani është koha që të diskutohet për Asociacionin. Kosova dhe Serbia kanë arritur marrëveshje për Asociacionin më 2013 dhe më pas më 2015 mbi parimet për themelimin e tij.

Kryeministri Kurti, të dielën ka pranuar një letër të përbashkët edhe nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz dhe kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni në lidhje me takimin e sotëm në Bruksel dhe propozimin Evropian.

Në këtë letër ata kanë mirëpritur deklarimet publike të kryeministrit Kurti sa i përket propozimit Evropian.

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka thënë se të hënën nuk do të ketë marrëveshje finale gjithëpërfshirëse ndërmjet Kosovës dhe Serbisë me njohjen e ndërsjellë në qendër dhe kjo nuk do të jetë më fare temë e diskutimi.

Kurse kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka thënë se marrëveshja përfundimtare në thelb duhet të ketë njohjen e ndërsjellë ndërmjet dy vendeve.

Të fundit

Siguria ushqimore/ Udhëzimi i ri, si do gjurmohen produktet që nga 1 janari 2026!

Nga 1 janari 2026, të gjitha produktet ushqimore që qarkullojnë në tregun shqiptar duhet të përmbajnë një kod identifikimi...

Ministri amerikan i Mbrojtjes nën hetim nga Pentagoni! Ndau info shtetërore në Signal

Ministri amerikan i Mbrojtjes, Pit Hegseth, i cili muajin e kaluar u akuzua për shkelje të rregullave të sigurisë, ka ndarë gjithashtu informacione për...

“Evropa duhet të përgatitet për luftë me Rusinë”, eksperti: Mund të shpërthejë në Baltik

Sipas një eksperti ushtarak britanik vendet e NATO-s mund të përfshihen në një konflikt ushtarak me Rusinë brenda dy vitesh. Lufta me Rusinë mund...

Pse Pashkët festohen gjithmonë të Dielën

Festa e Pashkëve është dita më e shenjtë e vitit për të krishterët. Ajo ka për qëllim kremtimin e lajmit të mirë për ringjalljen...

“Shtëpia e Bardhë ndryshoi qëndrim për Covid 19”, mjeku: Shumë shpejt edhe për vaksinat…

Shtëpia e Bardhë e ka ndryshuar plotësisht funksionin e faqes federale covid.gov, e cila fillimisht ofronte informacion për pandeminë dhe mënyrën për të porositur...

Lajme të tjera

Web TV