“Çudira shqiptare”/ Kur hetimi kushton më shumë se dëmi!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Lutfi Dervishi

Kur hetimi kushton më shumë se dëmi!

E besoni ose jo, Shqipëria mban një rekord që vështirë se do të thyhet ndonjëherë nga një vend normal. Ne zemë vendin e parë në botë për persona të shpallur në kërkim ndërkombëtar në Interpol.

Por a do të thotë kjo se kemi më shumë persona se vende të tjera që kanë kryer krime të rënda si vrasje, terrorizëm apo trafik droge? Jo.

Mbajmë vendin e parë për shpallje në kërkim ndërkombëtar për motive qesharake. Si shembull: Për ndërtim pa leje (sillni në kujtesë plakën e gjorë nga Narta, nëse do të ikte në Greqi, sigurisht sot do të ishte në listën e Interpolit), apo edhe për 4 gram kanabis do të hynte në po të njëjtën listë të zezë. Më e bukura është se kemi bërë edhe konsultim kombëtar mbi nevojën e legalizimit të kanabisit për qëllime mjekësore, për vjedhje energjie, vjedhje tapeti, për drejtim automjeti pa patentë, etj.

Për çdo person që kryen këto krime të “rënda” nis jo thjesht një hetim i zakonshëm.

Në parantezë: Si veprohet në vende të tjera para se të nisë një hetim. Thesht bëhen disa pyetje të thjeshta.

-Sa është dëmi?

-Sa rikuperojmë?

-Sa kushtojnë kapacitetet materiale e njerëzore për këtë hetim?

Në varësi të përgjigjeve vendoset nëse do të nisë hetimi apo jo.

Mungesa e këtyre pyetjeve na çon në rastin e mëposhtëm që më shumë sesa dosje prokurorie do të përbënte interes për rubrikën “Çudira Shqiptare”.

Viti 2019

Personi në kërkim A. B

Akuza: Neni 137 i kodit penal vjedhje energjie.

Dëmi i shkaktuar 21 mijë lekë.

Lexo edhe :  Propozuesit 'ilegalë' të një debati publik mbi Kodin penal

Personi në kërkim arrestohet në Athinë.

Dërgohen dy specialistë të Interpol Tirana

Kostot:

600€ bileta e specialistëve;

160 euro hoteli i specialistëve;

180€ dietat e specialistëve;

400€ bileta e të ekstraduarit.;

1160€ fatura për 21 mijë lekë(181€).

Pa llogaritur këtu shpenzimet e burgut dhe pagesa për ditë pune të specialistëve që janë marrë me këtë çështje.

Në vijim, një ditë burgu përllogaritet 51 euro. Supozojmë se i akuzuari do të dënohet vetëm me minumumin e asaj që përcakton akuza, shkojmë në shumën 18650 euro. E gjithë kosto e këtij operacioni…. 20 mijë euro.

“Jeta është aritmatematikë Olimbi”,- ndokujt mund t’i kujtohet kjo pasthirrmë te Karnavalet e Korçës.

Ndërsa tironsit me të drejtë do të thonin: “këta vërdhojnë (vrapojnë) pas kokrrës ullinit dhe harrojnë fuçinë e vajit)

Dhe sikundër është thënë me të drejtë në Kuvendin e Shqipërisë, asnjë lek nuk paguajnë taksapaguesit, këto i paguan të gjitha buxheti i shtetit.

Të paktën kjo është ngushëlluese!

 

Të fundit

A ke përdorur drogë? Ja si u përgjigj Rama për gazetën gjermane

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për “Die Ziet” ku ka folur për fëmijërinë dhe arritjet e tij...

7 persona vdiqën nga kequshqyerja në Gaza brenda 24 orëve

Shtatë persona të tjerë kanë vdekur nga kequshqyerja në Rripin e Gazës në 24 orët e fundit, tha Ministria e Shëndetësisë e drejtuar nga...

Real Madrid gjen mbrojtësin perfekt, luan në La Liga!

Pavarësisht 4 transferimeve të bujshme që ka bërë tani, përfshi edhe qendërmbrojtësin Dean Hujisen, Real Madrid nuk e ka mbyllur ende merkaton dhe planifikon...

Rama: Kemi bërë reforma që nuk kanë ndodhur që prej 1912

Në një intervistë për revistën gjermane ZEITmagazin, Kryeministri Edi Rama është ndalur te lufta kundër korrupsionit. I pyetur nëse korrupsioni është i përhapur në radhët...

Xhepat bosh, bankat plot, paradoksi shqiptar i kursimeve

Të varfër, por me kursime në banka. Në një kohë që gati 42 për qind e popullsisë kanë në xhepa më pak se 550...

Lajme të tjera

Web TV