Dalin PAMJET/ Momenti kur autobusi merr para automjetet tek ura e Bllokut (VIDEO)

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ky është momenti kur 8 automjete dhe një autobus urban i linjës së Unazës përfshihen në një aksident në krah të parkut Rinia, në semaforin e zonës së Shallvareve.

Kjo video e kamerave të sigurisë tregon gjithë dinamikën e ngjarjes.

Një fuoristradë tip Porsche ndryshon korsinë dhe i del përpara urbanit.

Pasi ndryshon korsinë, automjeti shmang një send që i vjen në krahun e majtë të shoferit dhe devijon akoma më djathtas, duke përfunduar në trotuar, ku godet një pemë dhe ndalet përpara urbanit, i cili siç duket nuk ka më kohë të shmangë përplasjen.

Autobusi e godet nga pas dhe për shkak se Porsche është e mbështetur në pemën e trotuarit, arrin ta devijojë urbanin në të majtë, ku godet disa mjete të tjera që presin në semafor.

Kjo është gjithçka shquhet nga pamjet filmike të kamerës së sigurisë së një biznesi në fillim të Shallvareve.

Policia thotë se do të dalë në konkluzion pasi të kryejë një hetim të plotë të të gjithë ngjarjes.

Njëri nga drejtuesit e mjeteve që u përfshinë në aksident tregon momentet e para të goditjes, por thotë se nuk është në gjendje të tregojë dinamikën.

9 persona u plagosën nga aksidenti dhe morën ndihmën e nevojshme mjekësore në Spitalin e Traumës. Asnjëri prej tyre nuk ka dëmtime serioze.

Shoferi i autobusit dhe drejtuesit e mjeteve të tjera të aksidentuara iu nënshtruan testit të alkoolit, nga ku rezultoi se nuk ishin në efektin e pijeve alkoolike.

Të fundit

Si mund ta rrisë turizmi prodhimin vendas?

Pavarësisht sfidave të shumta që sjell sezonaliteti, rritja me ritme të shpejta e sektorit të turizmit, ofron mundësi konkrete...

Asfalti nuk e përballon dot vapën/ Rruga çahet si letër në Missouri

Në shtetin amerikan të Missouri, temperaturat ekstreme të ditëve të fundit kanë shkaktuar një incident të pazakontë: asfalti në një rrugë është çarë papritur,...

Miti i kriminelëve shqiptarë si një alibi e Berishës për humbjen shkatërruese

Një nga alibitë kryesore me të cilat Berisha po përpiqet të justifikojë humbjen e tij shkatërruese të 11 Majit është ndërhyrja e krimit të...

“Jam i zhgënjyer me vlonjatët”/ Arben Malaj: Drejtorët pranuan fajësinë me dorëheqjet

Në  një studio televizive, Arben Malaj është shprehur i zhgënjyer me vendimin e drejtorëve të bashkisë së Vlorës për të dhënë dorëheqjen pas takimit...

Temu i “rrëmben” fronin ChatGPT-së, renditet si më i shkarkuari në Shqipëri

Trendet e botës teknologjike janë gjithmonë në lëvizje dhe kjo pasqyrohet edhe në Shqipëri. Ndryshimet e fundit në sjelljen e përdoruesve shfaqen qartë përmes...

Lajme të tjera

Web TV