George Russell “dorëzohet” para garës së Bahrainit: “Verstappen dhe Redbull tjetër nivel”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

George Russell dhe Mercedes vijojnë testet e parasezonit në Bahrein. Piloti britanik këtë sezon shpreson që skuderia gjermane këtë sezon, ndryshe nga ai i kaluari të ketë ndërtuar një makinë të denjë për të konkurruar për titullin.

Edhe pse duket se te Mercedesi janë paksa mbrapa në përgatitje me Russell i cili së fundmi shprehet se për Çmimin e Madh të Bahreinit do të luftojnë për pozicionet e para, por e sheh të vështirë që të mposhtin Red Bull dhe Max Verstappen.

“Besoj dhe shpresoj se do të kemi një makinë e cila të mund të na lejojë të luftojmë për gjithë garat e sezonit. Edhe pse të paktën për momentin unë e shoh pak të ekzagjëruar pretendimin për të triumfuar në Bahrein. Red Bull duket një makinë shumë e fortë dhe e qëndrueshme. Duhet ta pranojmë se Verstappen piloton me një tjetër ritëm nga pjesa tjetër.

Por, kjo nuk do të thotë se ne te Mercedes nuk do të jemi në garë për titullin Botëror. E di potencialin e Mercedes, por edhe afësinë e tyre për t’u përmirësuar. Ndaj, kam besim të plotë tek skuadra”, u shpreh Russell.

Kujtojmë se gara e parë sezonale do të zhvillohet më datë pesë mars në cirkuitin e Sakhir në Bahrein.

Të fundit

Tarifat trefishohen (pa arsye): Pse Europa vendosi të pajtohet me Amerikën e Trump-it?

Bashkimi Europian po paguan një çmim të rëndë në këmbim të asaj që quhet “stabilitet” në marrëdhëniet me Shtetet...

Mandati i kaloi Kleana Xhuvelit/ “Shqipëria Bëhet” ankimon në KAS vendimin e KQZ

Partia “Shqipëria Bëhet” ka ankimuar në Komisionin e Ankesave dhe Sanksioneve vendimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, i cili i kaloi mandatin e deputetit...

‘Ferr’në Tokë/ Rekord nxehtësie, temperaturat arrijnë në 50 gradë Celsius

Ministria e mjedisit e Turqisë tha se meteorologët kishin regjistruar një temperaturë prej 50.5 gradë Celsius në juglindje të vendit, një rekord në të...

Moderatorja e njohur largohet nga televizioni pas shtatë vitesh, ja arsyeja

Pas shtatë vitesh qëndrese, sfidash dhe emocione, Argjira Spanca ka njoftuar largimin e saj nga emisioni “E Diell” në Top Channel. Në një postim prekës...

Grenell reagon për Thaçin: E turpshme që po mbahet ende në burg

Ish i dërguari i SHBA-ve për Kosovën, Richard Grenell, ka theksuar nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale se “është shumë e turpshme” që Hashim...

Lajme të tjera

Web TV