Situata në Kuvend/ Gogu: Deputetët e PD po vetëpërjashtohen

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Deputeti i PS, Toni Gogu, nuk i sheh si zgjidhje të situatës kërkesat e PS, për të përjashtuar deputetët e PD që bllokojnë foltoren në Kuvend.

Gjatë një prononcimi për mediat këtë fundjavë, Gogu thotë se demokratët po vetëpërjashtohen. “PS po siguron që punimet e Kuvendit, i cili është vend pune dhe shqiptarët na kanë votuar dhe na paguajnë që ne të miratojmë ligje, që ne të bëjmë një debat të qytetëruar për politika publike, të vazhdojë dhe të ekzistojë të jetë i tillë deri në fund.

Duhet të kemi parasysh që po përballojmë gjithashtu një bullizëm që ju gjithashtu po e shikoni të të gjitha formave, qoftë verbal, qoftë social, dhe e kemi marrë përsipër këtë gjë që ta çojmë deri në fund për shkak se janë sakrifica që çdo forcë politike do të ishte e gatshme ta bënte për shkak të zgjedhësve të vet, por edhe për shkak të të mirës së shqiptarëve. Jemi në dy pamje tërësisht të ndryshme.

Në atë opozitës i mohohej e drejta e fjalës, megjithëse dhe për ato sjellje opozita e atëhershme është ndëshkuar. Duhet të kemi parasysh që nuk kishim një rregullore të etikës, të sjelljes së deputetit në Kuvend, e miratuar me konsensus të plotë nga palët. Çështja për të cilën PS në atë kohë bëri një veprim simbolik ku i frynte bilbilit dhe sinjalizonte një shkelje ishte që nga Kuvendi, nga tempulli i demokracisë po hiqej votimi i fshehtë, pra e drejta e votimit në fshehtësi dhe deputetët nuk po u lejohej që të votonin fshehtazi pra është tërësisht e ndryshme nga kjo që po ndodh sot”, deklaroi ai.

I pyetur nëse sipas tij është një zgjidhje përjashtimi i deputetëve nga seanca plenare, ai tha se nuk është zgjidhje. “Përjashtimi në asnjë moment nuk është zgjedhje dhe nuk është zgjidhje. Por unë mendoj që kolegët e mi në këtë rast janë duke u vetëpërjashtuar sepse ata e dinë shumë mirë se çdo të thotë të bllokosh foltoren. Ata kanë folur, do të flasin sa herë rregullorja ua jep këtë të drejtë. Kanë thënë çfarë kanë menduar”, nënvizoi Gogu.

Të fundit

Po punonte tokën, përmbyset zetori, ndërron jetë 62-vjeçari

Një 62-vjeçar në Divjakë ka humbur jetën, duke punuar në një tokë arë me një mjet bujqësor. Sipas policisë, dyshohet...

Të shtëna me armë zjarri në Sarandë, plagoset një ish-polic

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar pak minuta më parë në lagjen nr. 4 të qytetit të Sarandës, në rrugën “Mitat Hoxha”. Si...

Pse Arjan Konomi i përmendi emrin e fëmijëve dajës së Endri Shabanit? Mos vallë…

Një tjetër episod ka përfshirë telenovelën politike shqiptare, teksa aktivisti i Shqipëria Bëhet, Arjan Konomi ka publikuar një video në rrjetin social Instagram, duke...

Qafë-Thanë, shumë radhë dhe pritje të gjata në kufi

Pasditja e së dielës, siç ndodh gjatë gjithë sezonit veror dhe jo vetëm, në pikën kufitare të Qafë-Thanës ka shënuar radhë të gjata. Kontrolli në...

Endri Shabani: Lapaj u bë lider koalicioni dhe fitoi vëmendje publike më shumë se unë

Endrit Shabani, i rikthyer nga pushimet, u shfaq sonte në studion e A2 për të dhënë shpjegimet e tij për mandatin e shumëdiskutuar mes...

Lajme të tjera

Web TV