Ç’po ndodh me urbanët? Eksperti Likaj: Ngjarja e papranueshme, të hetohet kompania

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ditën e ndjeshme në Unazën e Vogël në zonën e njohur si Tajvani në Tirane, një autobus i linjës urbane përplasi disa makina njëra pas tjetrës duke shkaktur qoftë dëme materiale, por dhe shumë njerëz të lënduar.

Lidhur me këtë ngjarje të përsëritur, i ftuar në studion e lajmeve në Ora News, eksperti në fushën e aksidenteve rrugore Fadil Likaj deklaori se ngjarja e djeshme është e frikshme dhe e papraniueshme që të kemi një aksident të përmasa të tilla.

Dhe kjo, tha ai, është rast i përsëritur, pasi pak kohë më parë pamë se si një autobus i së njëjtës linjë përfundoi në Lanë.

“Është e frikshme dhe e papraniueshme që të kemi një aksident të përmasa të tilla., dhe kjo është rast i përsëritur, pasi pak kohë më parë pamë se si një autobus i së njëjtës linjë p[ërfundoi në Lanë.

Duhen parë këto ngjarje më me detaje. Punëdhënist duhet të marrin masa për të bërë verifikimet shëndetësore për çdo punonjës që ato kanë në organikën e tij. Ato nuk duhet të jenë më shumë se 53 vjeç. Punëdhënësit duhet t’i sigurojnë atyre vizita të herëpashershme shëndetësore.

Po të shikojmë aksidentin nuk ka shofer që të mos e kontaktojë se aty ka një mungesë të funksionimi të sistemit të frenimit. Çdolloj gjendjeje shëndetësore të drejtuesit të mjetit, frenimi është instikt. Nuk dihet dhe nuk mund të shprehemi dot deri tani nëse ka funksionuar apo jo sistemi i frenimit. Por pikëpyetja ime është që kjo ndodh në mjetet e së njëjtës linjë. Kjo është një e vërtetë që neve na shqetëson, ndaj duhen parë më me detaje këto mjete të kësaj kokmpanie”, u shpreh eksperti në fushën e aksidenteve rrugore”, u shpreh Likaj.

Lexo edhe :  Zbulohet ferma e kanabisit në Itali, në pranga shqiptari dhe një francez

Po ashtu, eksperti foli edhe për një domosdoshmëri për ndëshkimin e qytetarëve këmbësorë të cilët u ndërp[resin rrugën makinave në semafore kryesisht.

“Përvoja shqiptare ka dëshmuar se vetëm ndëshkimi i të gjithë fajtorëve mund të shërbejë për ndërgjegjësimin e qytetarëve. Po ashtu duhet të ketë një bashkëpunim më të ngushtë të Policisë Bashkiake dhe asaj të Rrugores, jo vetëm për të shmangur aksidentet, por edhe për të ndëshkuar këdo, dhe pa preferenca”, u shpreh eksperti Fadil Likaj.

Të fundit

A ke përdorur drogë? Ja si u përgjigj Rama për gazetën gjermane

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për “Die Ziet” ku ka folur për fëmijërinë dhe arritjet e tij...

7 persona vdiqën nga kequshqyerja në Gaza brenda 24 orëve

Shtatë persona të tjerë kanë vdekur nga kequshqyerja në Rripin e Gazës në 24 orët e fundit, tha Ministria e Shëndetësisë e drejtuar nga...

Real Madrid gjen mbrojtësin perfekt, luan në La Liga!

Pavarësisht 4 transferimeve të bujshme që ka bërë tani, përfshi edhe qendërmbrojtësin Dean Hujisen, Real Madrid nuk e ka mbyllur ende merkaton dhe planifikon...

Rama: Kemi bërë reforma që nuk kanë ndodhur që prej 1912

Në një intervistë për revistën gjermane ZEITmagazin, Kryeministri Edi Rama është ndalur te lufta kundër korrupsionit. I pyetur nëse korrupsioni është i përhapur në radhët...

Xhepat bosh, bankat plot, paradoksi shqiptar i kursimeve

Të varfër, por me kursime në banka. Në një kohë që gati 42 për qind e popullsisë kanë në xhepa më pak se 550...

Lajme të tjera

Web TV