Monika Kryemadhi: Në kohën e Metës shqiptarët kishin më shumë para

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Deputetja e PL, Monika Kryemadhi në “Ora e Betit” në RTV Ora tha se tani PS do të kishte 4 mandate më pak në rast se “në 25 prill po të kishim qoftë dhe një miting të përbashkët” si dhe nëse “komisionerët të mos ndryshonin procesverbalin”.

Kryemadhi tha se “Tashmë gjërat janë më ndryshe. Dhe vetë PD e ka kuptuar se bashkimi i opozitës ngjall një gjë tjetër.”

Sakaq ajo flet dhe për rritjen ekonomike në vend për të cilën thotë se është shumë më e ulët se në kohën e Metës.

Monika Kryemadhi: Edhe në 25 prill po të kishim qoftë dhe një miting të përbashkët situata do të ishte më ndryshe. Po të kishim që komisionerët të mos ndryshonin procesverbalin, anëtarët e KZAZ në Berat, në Durrës, në Korçë, në Vlorë të mos ndërronin procesverbalin, PS do të ishte me 4 mandate më pak dhe LSI do të ishte me 4 mandate më shumë. Tashmë gjërat janë më ndryshe. Dhe vetë PD e ka kuptuar se bashkimi i opozitës ngjall një gjë tjetër.

“Tani rritja ekonomike mezi e kap 3 për qind, në kohën e Ilir Metës rritja ekonomike ishte 22 për qind. Shqiptarët kishin më shumë para, investonin në shtëpitë e tyre, kshin më shumë standart jetese. Tani me 3 përqind rritje ekonomike është vetëm inflacion.”

Të fundit

Zelenskyy i kundërpërgjigjet Hungarisë

Në përplasjen e fundit diplomatike midis Kievit dhe Budapestit, Presidenti Volodymyr Zelenskyy ka akuzuar Hungarinë për "ndryshimin e fajit"...

Shorti i Champions League, përballje plot emocion që në raundin e parë

Është hedhur këtë të enjte në Monaco të Francës shorti për fazën e grupeve për kompeticionin më të ndjekur të futbollit në klube, atë...

Aksident në Ballsh, makina përplas të miturën

Një 7 vjeçare ka mbetur e plagosur rëndë në një aksident rrugor në qytetin e Ballshit. Sipas të dhënave paraprake, automjeti me drejtues shtetasin S....

Tifozët e Jagiellonias mbërrijnë në Tiranë, fotoja e parë e huliganëve polak

Dinamo do të presë sot Jagiellonian në stadiumin “Air Albania”. Do të duhet një mrekulli përballë polakëve, pasi takimi i parë në transfertë u...

Gjumi i rrezikshëm i politikës kosovare

Enver Robelli Ndërsa klasa politike e Kosovës është futur në një tunel të gjatë të polarizimeve ekstreme, shoqëruar nga një propagandë e pandërprerë akuzash e...

Lajme të tjera

Web TV