Apeli i dha vulën Alibeajt, Ngjela: Berisha s’mund të regjistrohet në zgjedhje

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Avokati Spartak Ngjela ka komentuar vendimin e gjykatës së Apelit që i riktheu Partinë Demokratike grupit të Enkelejd Alibeajt. Avokati Ngjela thotë se tashmë Berisha nuk ka parti dhe se nuk mund të regjistrohet në KQZ nën siglën e PD-së, ndonëse ka paralajmëruar se nesër do të dorëzojë kërkesën për t’u regjistruar për zgjedhjet vendore.

Sa i takon presionit që Berisha i ka bërë KQZ duke thënë se s’duhet të luajë me procedurat, Ngjela thotë se KAZ nuk mund të bëjë shkelje dhe se sipas vendimit të Apelit duhet të regjistrojë grupin e Alibeajt. Sipas tij, kryeministri Edi Rama është mërzitur që po bie Sali Berisha.

“Gjykata e ka kthyer në shkallë të parë. Nuk e kam parë praktikën, por e marr me mend sepse shkalla e parë që i ka dhënë të drejtën këtij, nuk e ka thirrur fare PD që është e regjistruar në KQZ, që është e regjistruar në regjistrin e partive politike. I duket sikur po e gënjen që të marrë forcën. Vendimi i formës së prerë nuk mund të rrëzohet. Tha se do ta bëjë rekurs në gjykatë të lartë. Ku ka parti ai zotëri. Nuk kupton dot ai. Nuk di ai ca është shkalla e parë, e dytë, e prerë. Ai thotë jam unë, siç tha Luigji 14. S’ka më fuqi ai të bëjë më gjë në Shqipëri.

Fatkeqësi kombëtare, nuk luan për Shqipërinë. Nuk ka shkuar vula te Alibeaj, nuk ja morën dot. Vulën e kishte Alibeaj. Si e shkel ligjin KQZ, është e pamundur. Rama është mërzitur që po bie Saliu”, tha Ngjela.

Pas një seance maratonë, Gjykata e Apelit, vendosi rrëzimin e vendimit të Agron Zhurkit të datës 25 mars 2022 dhe kthimin e çështjes për rigjykim në Shkallën e Parë me trupë gjykuese tjetër. Pas këtij vendimi, ajo që vendosi Agron Zhukri konsiderohet nul dhe çështja kthehet në shkallë të parë. Tashmë vula, sigla, logoja e Partisë Demokratike i mbetet Lulzim Bashës, se zyrtarisht ai është i regjistruar në Gjykatën e Tiranës, dhe pritet që të jetë grupi i Alibeajt që të regjistrohet me logon e forcës më të madhe opozitare në vend për zgjedhjet e ardhshme të 14 majit. Me unanimet të plotë trupa gjykuese e Apelit, e përbërë nga relatore Elona Mihali dhe anëtarë Astrit Kalaja dhe Irida Kacerja, prishi vendimin e Zhukrit.

Të fundit

Evi Kokalari publikon dosjen e zezë të Berishës: “Do e lexojë Donald Trump”

Evi Kokalari ka kryer një akt shumë të fortë politik dhe publik. Në një aksion të paprecendentë, aktivistja e...

Drafti i Kodit të ri Penal, reagon Bashkimi Europian

Bashkimi Europian shpreh shqetësim për draftin e Kodit të ri Penal të prezantuar dy ditë më parë. Delegacioni i BE në vendin tonë thotë...

Emocionet janë shkaku i dhimbjeve fizike? Guardiola hap një klinikë mjekësore!

Pep Guardiola, hyri në një projekt interesant së bashku me dy mjeke nga Katalunia. Guardiola po mendon edhe për jetën jashtë futbollit, dhe në muajt...

Trump: Do ndërtoj personalisht sallën e ballos për 200 milion dollarë

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump ka parashikuar ngritjen e një sallë të re vallëzimi, brenda territorit ku ngrihet Shtëpia e Bardhë. Kjo...

Ishte heroi i kualifikimit, klubi suedez shpërblen Etrit Berishën

Etrit Berisha vendosi fatin e Haken në Europë, teksa eliminoi Anderlehtin e Besnik Hasit me pritje dhe gol vendimtar. Në shpërblim të performancës heroike,...

Lajme të tjera

Web TV