“I dënuar për masakrën e Peshkëpisë”/ Fredi Beleri padit për shpifje Taulant Ballën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kandidati për Kryetar Bashkie të Himarës, Fredi Beleri, ka ngritur padi ndaj kreut të Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla. Ky i fundit në një deklaratë për mediat, teksa foli për kandidatin e Rithemelimit për bashkinë e Himarës tha se është i turpshëm kandidimi i një personi të dënuar për masakrën e Peshkëpisë.

Beleri reagoi duke thënë se gjykata e Krimeve të Rënda e kishte shpallur atë të pafajshëm për masakrën e Peshkqpisë dhe shtoi se do të padiste Ballën për shpifje. Së fundmi pasi depozitoi padinë në gjykatë, Beleri tha se ka kërkuar dëmshpërblim prej 1 milionë lekësh të reja.

“Edhe pse e paralajmërova zotin Taulant Balla se ai do të mbajë përgjegjësi para drejtësisë për deklaratat e tij shpifëse dhe të rreme ndaj meje, ai vazhdoi të mbështesë shpifjet e tij. Sot kam ngritur dhe depozituar padi. Me anë të së cilës kam kërkuar  dëmshpërblim prej 1.000.000 lekësh të cilat do t’ia dhuroj të gjithë shumën “Shtëpisë së Foshnjës Vlorë”- deklaron Beleri.

Të fundit

Gramsh, sërish thirrje për evakuim/ Banorët e fshatrave të largohen nga banesat urgjent!

Ministria e Mbrojtjes ka bërë thirrje sërish për evakuime në Gramash, për shkak të përkeqësimit të situatës, lidhur me...

Shteti që gjobit kompanitë nëse punonjësit e tyre janë mbipeshë

Një ligj unik në Japoni, i quajtur “Ligji Metabo”, synon të mbajë kombin të shëndetshëm, dhe nuk ka të bëjë vetëm me zgjedhjet personale....

Situata kritike me zjarret/ Banorët të kontribuojnë krah për krah me zjarrfikësit!

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, shpërndau sot një mesazh nisur nga situata e kritike e krijuar nga zjarret në vend. “Me shqetësim të thellë po...

Thellohet rënia e lindjeve, 6-mujori 6.5% më pak, shtesa natyrore drejt zeros

Rënia e lindjeve po thellohet nga viti në vit, duke sinjalizuar zhvillime negative në demografinë e vendit në dekadat në vijim. Sipas të dhënave të...

Gramshi nën “pushtetin” e flakëve, kreu i Urgjencës Kombëtare: 6 banorë në spital

Gramshi po përjeton momente dramatike lidhur me situatën e zjarreve. Disa fshatra janë përfshirë nga flakët, teksa për shkak të terrenit, ndërhyrja është e vështirë,...

Lajme të tjera

Web TV