Rrebeshe shiu dhe breshër, mësoni si do të jetë moti ditët në vijim

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Për javën që presim përpara vendi ynë do të vijojë te jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike të paqëndrueshme për shkak të masave ajrore të lagështa me origjinë jugperëndimore.

Në këtë mënyrë moti për relativisht të gjithë javën parashikohet me orë me diell (kthjellime) por edhe alternime vranësirash kalimtare mesatare deri të dendura. Në orët e mesditës deri dhe orët e mbrëmjes vonë vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu kryesisht me intensitet të ulët. Por, nuk do të mungojnë edhe reshjet e shiut me intensitet mesatar në formën e shtrëngatave si dhe rrebesheve e stuhive shoqëruar me shkarkesa elektrike dhe breshër.

Në fushën termike temperaturat pritet të jenë në rritje graduale kjo edhe për shkak të erës me drejtim kryesor nga kuadrati i jugut dhe hera-herës deri intensive.

“Çudia” mund të ndodh javën (ose javët) pasardhëse me depërtimin e Anticiklonit të Azoreve drejt Europës qëndrore shoqëruar me masa ajrore nga veriu i Afrikës. Ky fenomen mund të sjellë jo vetëm mot të qëndrueshëm (kthjellime) por edhe rritje të temperaturave si në vlerat e mëngjesit ashtu dhe ato të mesditës. Megjithatë në sferën e meteorologjisë gjithçka është dinamike dhe deri në projeksionet e hartave të rifreskuara çdo gjë duhet marrë me rezervë.

Të fundit

Nafta vazhdon rënien ndërsa rritet frika për recesionin global

Çmimet e naftës ranë më tej të hënën, ndërsa Presidenti i SHBA Donald Trump sinjalizoi se do të vazhdojë...

Zgjedhjet e 11 Majit, delegacioni i OSBE-ODIHR vizitë në SPAK

Delegacioni i OSBE-ODIHR, që do të monitorojë zgjedhjet e 11 Majit, ka shkuar paraditen e kësaj të mërkure në SPAK. Sipas informacioneve takimi zhvillohet...

Kini kujdes! Ana e “errët” e trendit Ghibli, fotot tuaja ruhen dhe…

Javët e fundit nuk ka ndodhur të mos kemi ndeshur foto të transformuara me versionin e ChatGPT “Ghibli” në rrjetet sociale. Duket shumë bukur...

Çfarë fshihet pas takimit mes Eglit dhe Olsit?

Ajo që nuk pritej, ndodhi: takimi mes Olsi Bylykut dhe Egli Takos u realizua prime-n e mbrëmshëm të Big Brother. Nuk pritej, sepse çifti janë...

Lufta tregtare SHBA-Kinë arrin pikën pa kthim, bota drejt kolapsit?

Lufta tregtare mes SHBA-së dhe Kinës është intensifikuar pas kërcënimeve të Presidentit Trump për të dyfishuar tarifat ndaj Kinës, duke i vendosur ato deri...

Lajme të tjera

Web TV