‘Zoti na ndihmoftë’, fjalët e fundit që Adem Jashari ia tha dajës së tij

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në sulmin serb i cili zgjati deri më 7 mars 1998, mbetën të vrarë 55 njerëz. Ndër ta edhe Komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Adem Jashari, së bashku me 22 anëtarë të familjes së ngushtë. Në mesin e tyre edhe gra e fëmijë. Fadil Mehmetin, nga fshati Mikushnicë i Skenderajt e prisnin dhjetëra gazetarë të mediave të huaja me 7 mars të vitit 1998, tek të cilët shkoi për ta rrëfyer të vërtetën. Ata donin të flisnin me të si përfaqësues i fshatit për të diskutuar mbi rrethimin e familjes Jashari.

Atë botë, Mehmeti, kujton fjalët e përkthyesit që shoqëronte gazetarët, i cili e kishte paralajmëruar se paraqitja e tij para mediave mund të ishte një grackë. Kujtimet e tij, mbi datën 5 e 6 mars janë dëshmi e gjallë mbi këtë ngjarje historike që vuri themelet e lirisë.

E këtë histori aq te dhimbshme sa edhe krenare e kujton edhe Bajram Shala nga fshati Kopiliq. Ndërsa të dokumentuar tashmë në një libër, Shani Geci nga Llausha thotë se e ka komunikimin e fundit me Adem Jasharin, me 5 mars 1998.

Artikullin në fjalë që Geci ia ka nisur Televizionit 7, paraqet fjalët lamtumirëse të Adem Jasharit drejtuar atij. Në sulmin serb i cili zgjati deri më 7 mars 1998, mbetën të vrarë 55 njerëz, ndër ta komandanti, Adem Jashari së bashku me 22 anëtarë të familjes së ngushtë, në mesin e tyre gra dhe fëmijë./ Express

Të fundit

Kur do përmbyllet gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së?

Paneli i gjyqtarëve i Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë tha se mbrojtja e ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare...

“Topi i Artë? Si mund ta them se nuk e dua? Dua edhe Champions”

Lamine Yamal ka shumë ëndrra. Ai sivjet është midis 30 kandidatëve për Topin e Artë. Mund edhe ta fitojë, por favorit duket francezi Ousmane...

Darka luksoze, ish-ministrja kroate dënohet

Një ish-ministre kroate, e cila veçse ishte dënuar për korrupsion, iu shqiptua një dënim tjetër më 2 shtator për shpenzim të mijëra eurove nga...

Këshilli i Ministrave: Shpërblim për efektivët e zjarrfikësit që luftuan me flakët

Këshilli i Ministrave ka miratuar sot vendimin për shpërblimin e të gjithë punonjësve të Forcave të Armatosura, Policisë së Shtetit, Mbrojtjes Civile dhe shërbimeve...

Gjendet një person i pajetë në Korçë, dalin detajet e para

Një 70-vjeçar është gjetur pa shenja jete ditën e sotme në banesën e tij në Korçë, ku jetonte i vetëm. Përmes një njoftimi, Policia bën...

Lajme të tjera

Web TV