Rama për ‘eksodin’ e mjekëve: Nuk financojmë studimet për sistemin shëndetësor gjerman

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Çelet Kongresi i Parë të Shëndetësisë, i cili do të mbahet sot dhe nesër në Pallatin e Kongreseve në Tiranë. I pranishëm në këtë aktivitet ishte dhe kryeministri Edi Rama, i cili u ndal te sektori i shëndetësisë. Ai foli për nevojë therëse për bluza të bardha në vendet e Europës.

Rama u ndal te fenomeni i ikjes së mjekëve dhe infermierëve jashtë vendit, kryesisht në Gjermani, ndërsa theksoi se tashmë ka ardhur koha që të adresohen problematikat, pasi shteti nuk mbulon dot financimet për sistemin shëndetësor gjerman. Ai tha se shteti shqiptar dhe taksapaguesit shqiptar financojnë për studentët e mjekësisë, por në fund pasi ata diplomohen ikin në Gjermani.

“E dimë se nga vijmë dhe se ku duhet të shkojmë, ndaj jemi të detyruar që të ecim para, sa i përket vendimmarrësve dhe politikbërjes, për furnizimin e këtij kapitali njerëzor. Ky kapital ka nevojë për investim, arsimimin, pagë dinjitoze. Nëse marrim arsimimin, mund të themi se kemi ecur në mënyrë pozitive para. Sot kemi një sistem arsimimi të bluzave të bardha, që e ka marrë vulën e cilësisë nga fakti se të arsimuarit në vendin tonë mirëpriten dhe në vendet e zhvilluara.

Sot jemi para një problemi që duhet ta adresojmë në mënyrë të ndershme. Arsyeja se pse shtetet investojnë për të bërë sa më të lehtë procesin e studimeve, është për të garantuar shëndetin e popullit të tyre. Në kushtet e sotme rezulton e pamundur që shteti shqiptar, taksapaguesi, mundësitë e të cilit nuk janë të pakufizuar, dhe shërbimet nuk vihen në diskutim, të paguajnë 15 nga 16 pjesë të financimit të studimit të një mjeku. Pra, sot studenti i mjekësisë paguan 1/16 e kostos reale.

Lexo edhe :  Kryeparlamentari turk dënon nga Tirana sulmet në Siri: Izraeli nuk njeh asnjë rregull

Këtë shteti e bën duke marrë në konsideratë një sërë faktorësh që s’ka nevojë t’i rendis. Shteti nuk e bën dhe taksapaguesi shqiptar nuk paguajnë për këtë, që ditën kur mbarojnë studimet dhe marrin diplomën e mjekut, ata që financohen nga ky buxhet dhe kjo sakrificë, të ikin të shërbejnë në Gjermani. Shteti shqiptar nuk financon studimet për sistemin shëndetësor gjerman. Ky është problem që shumë vende e kanë adresuar dhe ka ardhur koha që dhe ne ta adresojmë. Nuk mjafton që të kryesh një shkollë dhe të kesh përmbushur detyrimet e tua në aspektin teorik, por duhet dhe aspekti praktik.”, tha ai.

Të fundit

Furnizimi me ujë, raporti i ERRU-së: Në Kamëz dhe Vorë ka 4-8 orë në ditë

Uji me orar vijon të shoqërojë pjesën më të madhe të bashkive në vend, dhe premtimi i kahershëm për...

Lapaj: Kërkoj falje për gabimin, Shabani ka prerë në besë 64 mijë shqiptarë

Në daljen e parë pas debatit publik me Endri Shabanin, kreu i Shqipëria Bëhet, Adriatik Lapaj rrëfeu se formulën me familjarët në listën e...

Inteligjenca kroate: Ka rrezik tensionesh Kosovë-Serbi

Përshkallëzimi i tensioneve midis Kosovës dhe Serbisë paraqet një rrezik të vazhdueshëm. Ky fakt bëhet i ditur me anë të një raporti nga Agjencia...

“Edi Rama do punësojë demokratët, plani i tij është afatgjatë për…”

Demokratja, Adriana Kalaja mesa duket ka “zbuluar” së fundmi planin e kryeministrit Edi Rama. Sipas kandidates për deputete në zgjedhjet e 11 Majit, kreu i...

Arlind Qori: Lapaj e Shabani po hanë njëri-tjetrin

Përplasjet Lapaj-Shabani, kreu i ‘Lëvizjes Bashkë', Arlind Qori, i sheh si një telenovelë mes dy përfaqësuesve të partive politike, të cilët sipas tij po...

Lajme të tjera

Web TV