Të shtëna me armë zjarri në Kurbin/ Plagoset 45-vjeçari

Një plagosje me armë gjahu është regjistruar pranë lagunës së Patokut në Kurbin.

Mësohet se i plagosur ka mbetur një 45-vjeçar.

Ngjarja mendohet të ketë ndodhur për motive banale, teksa policia është nisur drejt vendngjarjes.

Ndërkaq, i plagosuri është nisur drejt Spitalit Ushtarak në Tiranë.