Puçi i ri në PD, tentativa për të përsëritur operacionin ‘Saljanji’

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Ylli Pata

Këto ditë është riaktivizuar një tentativë e re “puçi” në grupin parlamentar të PD-së, i cili ka mbetur e vetmja strukturë legjitime dhe e njohur nga ndërkombëtarët.

Siç mësohet, po zhvillon negociata të ethshme për krijimin e një “regjence” të re opozitare që të ketë përfaqësues të dy palëve në PD, si atë të foltores dhe atë të pjesës së Alibeajt, por duke e eliminuar këtë të fundit.

Nismën e këtyre negociatave, duket se e ka marrë Fatmir Mediu, i cili po lobon për krijimin  një grupi të përkohshëm regjence nga të dy palët, që do të përfaqësohet nga një grup prej katër vitësh.

Nga grupi i PD-së aktuale mësohet se Mediu ka propozuar Jorida Tabakun dhe Dhurata Çupin, kurse nga pjesa e Foltores: Besnik Mustafaj dhe Jozefina Topalli.

Në krye të kësaj regjie është propozuar Jorida Tabaku, duk krijuar kështu një lider partie që do të ketë edhe miratimin në heshtje të Sali Berishës.

Loja duket se është pak dinake, ngaqë shkrin vetëm një pjesë, atë të Alibeajt, kurse pjesa tjetër, pra Foltorja do të vijojë të drejtohet nga Berisha, i cili në mediat pranë tij cilësohet dhe do të cilësohet si kryetar i PD-së.

Loja është që të shkohet në zgjedhje në një përfaqësim i opozitës nga kandidaturat e Sali Berishës, duke mos përfillur kështu, kandidatët që janë propozuar nga degët e Partisë Demokratike nëpër bashki.

Mediu ka nisur lobimin, e siç duket do ta paraqesë atë edhe në panelet e darkës. Ndërkaq, Jorida Tabaku ka deklaruar në një intervistë se kandidati i Durrësit nga Foltorja Igli Cara, duhet të regjistrohet si kandidat zyrtar i PD-së. Mirëpo, ky nuk është aspak problem simpatish personal apo miqësish, ngaqë përbën një çështje të pastër politike.

Lexo edhe :  Kjo zemëratë e kuptimtë mes Rama and Farage

Ka qenë foltorja ajo që zgjodhi në vit më parë, që në Durrës  Shkodër, si dhe bashkitë e tjera të konkurrojnë kundër Partisë Demokratike. Gjë që do ta bëjnë edhe në zgjedhjet e 14 majit, që do të thotë se zgjidhja për të dalë kundër është pikërisht e foltores, ku natyrisht mund të ketë edhe kandidatë cilësorë, por që politikisht dalin kundër Partisë Demokratike.

Kaq e thjeshtë është! Ndërkaq, loja  Mediut, synon thjesht një puç të ri për të mënjanuar Enkelejd Alibeajn pas vendimit për vulën që mori gjykata, e për t’i dhënë mundësi Sali Berishës për të kapur PD-në.

Të fundit

Zjarret masive “pushtojnë” ishullin e Kretës, evakuohen 3,000 banorë

Një zjarr i madh në një nga destinacionet turistike më të njohura të Greqisë, në ishullin jugor grek, Kretë,...

“Alo” presidentësh, çfarë biseduan sot Trump dhe Putin për një orë?

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, dhe homologu i tij rus, Vladimir Putin, patën një bisedë telefonike sot, e gjashta në muajt e fundit. Ndihmësit e...

“Qeveria po tallet me integrimin”, Tabaku: Shqipëria ka nevojë për ligj serioz

Deputetja e Partisë Demokratike dhe njëkohësisht autore e vetme e një projektligji gjithëpërfshirës për kontrollin e investimeve të huaja, Jorida Tabaku, ka denoncuar në...

Shqipëria pa masa për të nxehtin! Punëtorët, në detyrë në mes të vapës

Në Shqipëri, autoritetet shëndetësore nuk kanë marrë asnjë masë për të përballuar valën përvëluese të të nxehtit që ka mbërthyer vendin, ndryshe nga sa...

Veliaj: Emrat e rrugëve, kujtesë për brezin e ardhshëm

Tirana, prej vitesh, ka bërë pjesë të hartës së saj emra personalitetesh që kanë kontribuar në mënyrë domethënëse në shoqëri. Në një postim të fundit...

Lajme të tjera

Web TV