“Më mirë të mos e kisha pasur”, banorja e BBVIP rrëfen detaje rrëqethëse nga jeta e saj

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Fituesja e Big Brother 9, Fotini Derxho u bë pjesë e edicioni të formatit VIP pak ditë më parë.

Së fundmi ajo ka tronditur me një rrëfim personal që ka bërë teksa po bisedonte me banoren nga Kosova, Nita Latifin.

Fotinia tregoi detaje nga jeta e saj private dhe dhunën familjare që ajo me vëllanë dhe nënën përjetuan nga babai.

“Babanë nuk e kam pasur në jetën time. E kam pasur deri në një moshë, 13 vjeç, por më mirë të mos e kisha pasur. Unë dhe vëllai kemi parë shumë gjëra që na kanë vrarë. Të gjitha këto i kam vuajtur deri në një moshë madhore. Babi ka krijuar jetë tjetër me një grua tjetër. Ndërsa mami im kurrë, nuk e ka menduar”, tha ajo.

“Sa gjëra kemi parë unë dhe vëllai në shtëpi. Vija nga kursi, vëllai nga sporti dhe gjenim nënën dhe babanë duke u zënë, babi duke e goditur. Vëllai im futej në mes t’i ndante. Gjëra që nuk do i harroj kurrë.

Kur isha në Big Brother, vëllai ka qenë në burg për shkak të një problemi familjar që u krijua midis babait sepse ai donte të na nxirrte nga shtëpia, kur isha në Big Brother kisha para borxh”, tregoi tutje Fotinia.

 

Të fundit

Qielli shqiptar është kthyer në rrugën e re të ekonomisë

Shqipëria, vendi i detit dhe maleve, po ndryshon lojën. Qielli mbi ne është kthyer në rrugën e re të...

Kosova ndalon importin e deleve dhe dhive nga Maqedonia e Veriut

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë në Kosovë ka vendosur të ndalojë përkohësisht importin e deleve dhe dhive të gjalla nga Maqedonia e Veriut, pas...

Çfarë dihet për armët që Serbia ka ndaluar t’i eksportojë në Izrael?

Eksportet janë pezulluar, por nuk dihet se sa dhe çfarë është eksportuar. Ky konstatim i referohet vendimit të shpallur dy ditë më parë nga...

Florida, 29-vjeçari humb jetën pasi u godit nga rrufeja gjatë muajit të mjaltit

Muaji i mjaltit i një burri 29-vjeçar nga Kolorado përfundoi tragjikisht kur u godit nga rrufeja ndërsa ndodhej në plazhin New Smyrna në Florida. Jake...

Real Madrid ngel me gisht në gojë, “Kroos 2.0” preferon një skuadër tjetër

Angelo Stiller ka më shumë gjasa të transferohet te Bayern sesa te Real Madrid. Edhe pse klubi madrilen e konsideron si pasuesin e Toni...

Lajme të tjera

Web TV