”Asgjë nuk do na ndalë…”/ Berisha zotohet nga Kavaja: Rama i ka dosjet deri në tavan

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish-kryeministri Sali Berisha, në takimin  e tij zhvilluar në Kavajë gjatë prezantimit të kandidatit Fisnik Qosja tha se, demokratët kanë treguar guximin e tyre dhe nuk janë ndalur para regjimit të kryeministrit Edi Rama.

“Sekti i Rilindjes me në krye Edi Ramën është sekti më antishqiptar që ka njohur kombi.  Një proces e ka të hapur me McGonigal, por dosjet i ka deri në tavan. Këtu qëndron edhe frika apo tmerri i largimit nga pushteti. Edi Rama ka kryer gjenocid ndaj shqiptarëve, në kuptimin e nenit 3 të Konventës së Organizatës së Kombeve të Bashkuara.

Gjatë fjalës së tij, Berisha tha se asgjë nuk do ta ndalë opozitën për të përfaqësuar qytetarët shqiptarë dhe demokratët.

Pjesë nga fjala e Berishës:

“I dashur kandidati ynë, i shkëlqyer, kandidati i lirisë, i Primareve, i fitores Fisnik Qosja. Miqtë e mi sot, ne mblidhemi këtu në një kohë në pallatet e krimit të organizatave kriminale.

U bënë projekte për të rivendosur, përjashtuar partinë Demokratike. Sot kjo është përgjigja më e shkëlqyer që kjo organizatë kriminale, kryesuar nga Edi Rama merr nga qytetarët e Kavajës dhe nga mbarë shqiptarëve. Vitet e fundit PD përjetoi skenarë dhe kalvare si asnjë forcë tjetër në vendet në Europë. Këta mafiozë, në mënyrë që Shqipëria të boshatise, shqiptarët të largoheshin masivisht dhe këtu të sundonte mafia, kjo goditje u përballuar me guxim nga ju demokratët.

Ju u ngritët me guxim të vendosur, në mbrojtje të vlerave. Po të kthehemi 30 vite më parë, në Kavajë gjejmë burrë e gra , djem e vajza që më shumë se kushdo tjetër kishin ruajtur vlerat më të çmuara të familjes, besimin tek Shqipëria, tek Kavaja. Kjo ishte shkaku më themelor që Kavaja u zgjua më e fuqishme se kushdo tjetër. Në një periudhë 2-vjeçare u përdorën të gjitha mjetet për mposhtjen tonë, jo se në jemi mbinjerëzor, por në njësi si Kavaja në ‘92 besojmë në disa vlera që i kemi të shenjta, dhe jemi të gatshëm të sakrifikojmë,.

Lexo edhe :  Jorida Tabaku: Produktet shqiptare po vdesin. Qeveria fokusohet tek importi

Ne u ngritëm dhe nuk u mposhtëm, por ne gabimet i pranojmë dhe nuk i përsërisim. Ne bëmë gabim 4 vite më parë, shumë të madh, por unë ju them se këto javë janë bërë përpjekjet më antidemokratike, më hakmarrëse që ne të mos marrim pjesë në zgjedhje, por ne do të marrim pjesë në zgjedhje dhe do të fitojmë. Asgjë nuk na ndal ne të respektojmë aspiratat vullnetin, përfaqësimin e qytetarëve shqiptarë, ne do të marrim pjesë në zgjedhje dhe do të fitojmë. Në këto zgjedhje ne vijmë më krenar se asnjëherë në ekzistencën tonë”, tha Berisha.

 

Të fundit

Dollari, në nivelin më të ulët që nga 2008

Dollari amerikan kanë vijuar tendencën në rënie në raport me lekun, edhe gjatë javës që sapo u mbyll, për...

Sa mandate i kanë rënë PD-së nga mbështetja e Belerit?

Ylli Pata Ardit Bido, është deputeti i tretë me më shumë vota prefernciale i Partisë Socialiste në qarkun Vlorë. Drejtori i Përgjithshëm i Arkivit të Shtetit,...

Dëmtim i rëndë, Musiala i “shokon” të gjithë, Donnarumma shpërthen në lot

Futbollisti i Bayern Munich, Jamal Musiala, ka pësuar një dëmtim të rëndë në ndeshjen çerekfinale të Botërorit të Klubeve, ndaj PSG-së. Fantazisti gjerman, pas një...

Pas gati një shekulli ndalim, lumi Sena në Paris rihapet për notarët

Për herë të parë që nga viti 1923, qytetarët e Parisit mund të notojnë sërish në lumin Sena, pas më shumë se një shekulli...

Ish-administratori i Bankers dërgohet në burg/ Avokati kundërshton procedurat hetimore

Në një deklaratë për mediat, avokati i ish-administratorit të kompanisë “Bankers Petroleum”, Leonidha Çobo, ka reaguar ndaj masës së sigurisë “arrest me burg” të...

Lajme të tjera

Web TV