Ndahet nga jeta vajza e Gegë Marubit, fotografit të dinastisë “Marubi”

Tereza Marubi, vajza e fotografit të njohur Gegë Marubi është ndarë sot nga jeta.

Lajmin e ka bërë të ditur faqja zyrtare e Muzeut Kombëtar i Fotografisë “Marubi”.
Tereza Marubi ka punuar si specialiste kimiste për mbrotjen e negativëve pranë Fototekës Marubi. Ajo është pjesë e “dinastisë” Marubi, e cila ka bërë histori në arenën e fotografisë shqiptare.
Njoftimi 
Është ndarë nga jeta Tereza Marubi, e bija e fotografit Gegë Marubi.
Tereza u mbrujt me fotografinë që në moshë të vogël, në studion e familjes, e në vitet 2004-2010 punoi si specialiste kimiste për mbrotjen e negativëve pranë Fototekës Marubi.
U bashkohemi në ngushëllime familjarëve e miqve🙏