Revolucion tek Paris Saint-Germain, priten 7 transferime të reja dhe largime të bujshme

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

PSG dështon edhe këtë vit në Ligën e Kampionëve, pasi u eliminua nga Bayerni Munich. 

Klubi francez që kërkon ta fitojë këtë trofe me patjetër edhe njëherë u largua herët.

Disa herë shorti nuk i favorizoi, disa herë fatkeqësisht u eliminuan, por me përjashtim të asaj finale pandemike kundër Bayern Munich, PSG nuk ka absolutisht asgjë në Ligën e Kampionëve për të justifikuar investimet e pafundme te lojtarët.

Neymar pritet të largohet nga klubi në fund të sezonit, ndërsa dy yjet e tjerë të mëdhenj, Kylian Mbappe dhe Lionel Messi mund të qëndrojnë.

Gazeta franceze L’Equipe ka publikuar sot listën e futbollistëve që mund të vijnë verën e ardhshme dhe të ndihmojnë Mbappen dhe Messin në luftën për titullin kampion të Evropës.

Katër sulmues, dy mesfushorë dhe një mbrojtës

Lista kryesohet nga Bernardo Silva, portugezi 28-vjeçar që do të largohet nga Manchester City në fund të sezonit.

Së bashku me të në pjesën sulmuese, PSG kërkon Rayan Cherki, 19-vjeçarin nga Lyon dhe sulmuesin e Napolit, Victor Osimhen.

osimhen-1.jpg

PSG po monitoron edhe Goncalo Ramos, sulmuesin 21-vjeçar të Benficas.

Sipas Transfermarkt, të katërt kapin vlerën e më shumë se 200 milionë eurove.

Së bashku me Milan Skriniar, i cili do të vijë si lojtar i lirë nga Interi, PSG dëshiron të forcojë mbrojtjen me Pau Torres, mbrojtësin 26-vjeçar të Villarrealit.

Skriniar1.jpg

Dëshirat për mesfushën përfshijnë Manu Kone, një 21-vjeçar nga Borussia Monchengladbach dhe mesfushorin 25-vjeçar të PSV-së, Ibrahim Sangare.

Të fundit

Zjarret vazhdojnë të djegin Europën, shënohen viktima dhe dëme të mëdha

Evropa Jugore po përballet me zjarre të shumta dhe të rrezikshme mes një vale të të nxehtit që ka...

Mbështetja e fëmijëve me nevoja të veçanta i shtrenjtë, kostoja e mosbërit shumë e madhe

Planet e edukimit, shëndetit dhe kujdesit (EHCP) kanë qenë të çmuara për fëmijët e mi. Ideja se mund të hiqen më mbush me frikë. Nga...

Shpërthim në një fabrikë në Rusi, 11 të vdekur dhe mbi 130 të plagosur

Një zjarr shkatërrues në një fabrikë industriale në rajonin e Ryazanit, në juglindje të Moskës, ka shkaktuar humbjen e jetës së 11 personave dhe...

Horoskopi ditor, 17 Gusht 2025

Dashi Beqaret do jene ata qe kane me shume fat nga te gjithë. Do realizojnë takime te njëpasnjëshme me persona vërtet mjaft te veçante. te...

1943 – Lufta e Dytë Botërore: Pushtimi i Sicilisë dhe hyrja e trupave në Messina

Pas zbarkimit të Aleatëve në Sicili më 9 korrik 1943, filloi një nga fushatat më të rëndësishme të Luftës së Dytë Botërore në frontin...

Lajme të tjera

Web TV