Sondazhi/ Sa të rëndësishme janë zgjedhjet lokale për qytetarët e Tiranës

89% e qytetarëve të Tiranës janë në dijeni që në 14 maj votohet për të zgjedhur kryetarin e Bashkisë. 8.9% e kryeqytetasve janë në dijeni që ka zgjedhje por nuk kanë dijeni për datën ndërsa 2% nuk e dinë që ka zgjedhje lokale.

Të pyetur nga Barometri në Euronews Albania se çfarë rëndësie kanë zgjedhjet lokale për ta, 56.95 e qytetarëve të Tiranës janë përgjigjur duke thënë se janë të rëndësishme.

Sondazhi/ Sa të rëndësishme janë zgjedhjet lokale për

Për 23.6% të kryeqytetasve zgjedhjet lokale janë shumë të rëndësishme.

Ndërkohë 13% e kryeqytetasve nuk i konsiderojnë të rëndësishme zgjedhjet lokale dhe për 5.5% të qytetarëve të Tiranës nuk janë fare të rëndësishme zgjedhjet për drejtuesin e bashkisë.

Nga ata që mendojnë se zgjedhjet nuk janë fare të rëndësishme 18.8% janë meshkuj dhe 18.1% femra.

Duke bërë një analizë të të dhënave rezulton se për moshën e tretë zgjedhjet janë më të rëndësishme se sa për pjesën tjetër të qytetarëve të Tiranës.

Sondazhi/ Sa të rëndësishme janë zgjedhjet lokale për

Po ti shohim sipas grup moshave ata që thonë se zgjedhjet lokale nuk janë të rëndësishme 22.8% i përkasin grup moshës 18-24 vjeç, 20% janë të grup moshës 25-34 vjeç, 22.9% janë 35-44 vjeç, 21.8% janë 45-54 vjeç dhe ka një zbritje në 12.6% në grup moshën 55-64 vjeç duke shkuar në 9.9% në grup moshën 65-75 vjeç.

42.2% e qytetarëve që mendojnë se zgjedhjet lokale nuk janë fare të rëndësishme janë të pa identifikuar politikisht, 17.7% janë votues të PD dhe 9.9% janë votues të PS./ Euronews Abania