Napoli i pandalshëm në Serie A, Azzurrët mposhtin Atalantën dhe marshojnë drejt titullit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Napoli vijon ecurinë pozitive në kampionat, ndërsa këtë të shtunë ka triumfuar me rezultatin 2-0 ndaj Atalantës, ku duhet theksuar se në minutën e 44′ miqtë humbën mbrojtësin shqiptar Berat Gjimshiti, pasi pati një problem muskulor.

Një ndër emrat më vendimtar në këtë përballje ishte kapiteni i Kosovës, mbrojtësi Amir Rrahmani.

Ndërsa Napoli vijonte të kishte avantazhin minimal 1-0 ndaj Atalantës, me golin e parë të realizuar nga Kvaratskhelia, Rrahmani i dhuroi golin e qetësisë dhe vulosi këtë sfidë, duke realizuar me kokë në minutën e 77’, me dardanin,  që duket se ashtu si edhe skuadra e tij, po bën një sezon perfekt.

Pas raundit të 26-të të Seria A Napoli kryeson me 68 pikë,, 18 më shumë se Inter i vendit të dytë, ndërsa Atalanta renditet në vend të gjashtë me 42 pikë.

Të fundit

Kallas thërret sot takim të parakohshëm të ministrave të jashtëm të BE-së për Ukrainën

Çdo marrëveshje midis SHBA-së dhe Rusisë duhet të përfshijë Ukrainën dhe BE-në. Kështu deklaroi një ditë më parë kryediplomatja...

Importi i automjeteve i kthehet rënies më 2025, sërish kryeson Koreja e Jugut

Tregu i automjeteve duket se arriti ngopjen në vitin 2025, teksa importet e makinave të vjetra dhe të reja shënuan rënie në 5-mujorin e...

Boksieri shqiptar rreh në mes të Zyrihut djalin e kriminelit serb

Boksieri shqiptar nga Kumanova Astrit Sejdi ka rrahur në mes të Zyrihut djalin e kriminelit serb Arkanit. Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme dhe bëhet...

Shqipëria ‘në flakë’/ Mbërrijnë në Bazën Ajrore, 2 helikopterë të Emirateve të Bashkuara

Ekuipazhet dhe stafi mbështetës u pritën nga Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, Gjenerallejtant Arben Kingji, i cili vlerësoi gatishmërinë dhe...

“Do e shkruajmë se s’bën kapitullin e fundit të betejës me ndërtimet pa leje!”

Kryeministri Edi Rama, mëngjesin e së hënës, ka postuar në Facebook videon e shembjes së një godine pa leje me lëndë plasëse “Mirëmëngjes dhe me...

Lajme të tjera

Web TV