Ankimimet e Berishës dhe Alibeajt/ KQZ hedh shortin, caktohen relatorët

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sot u hodh shorti për zgjedhjen e relatorëve për të trajtuar ankimimit të dorëzuar nga Sali Berisha dhe Enkelejd Alibeaj për regjistrimin në zgjedhje. Për ankimimin e “Foltores” është caktuar Ilirjan Rusmajli ndërkohë që sa i përket ankimimimit të bërë nga PD zyrtare është caktuar Koli Bele.

Afati i vendosur nga KQZ për PD-në që Lulzim Basha të firmoste përfundoi në mesnatë. Demokratët zyrtarë i thanë KQZ se nuk do të dërgonin asnjë dokument shtesë sepse Basha ishte dorëhequr dhe nuk mund të firmoste si kryetar. Ata i kërkuan Celibashit ta regjistronte PD-në për 14 majin me ato dokumente që ishin paraqitur.

Celibashi e quajti të mangët dosjen por nuk nxitoi të merrte vendim pa mbaruar afati duke i dhënë akoma më shumë kohë Bashës t’i dilte për zot PD-së me vulë, për sa kohë ende në regjistrin e gjykatës ai figuron ende kryetar. Duke ndjerë rrezikun e një vendimi negativ nga Celibashi i cili dha sinjale se nuk do ta regjistronte fare PD-në, demokratët bënë një lëvizje tjetër.

Ata e hoqën çështjen nga duart e Celibashit dhe e dërguan pranë komisionit të ankesave e sanksioneve.

Të fundit

I padiskutueshëm/ Oleksandr Usyk nokauton Daniel Dubois në raundin e pestë

Oleksandr Usyk është rikonfirmuar si kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks, pas triumfit ndaj boksierit londinez...

Sherri në diskotekën në Palasë, lihen të lirë dy agresorët

Një sherr masiv ka ndodhur natën e shkuar në një diskotekë në Palasë, ku janë përfshirë dy persona. Lidhur me këtë ngjarje, Policia referoi materialet...

“Nuk dua të ta jap librin”. Shkrimtarja Mimoza Ahmeti lë pa fjalë Egla Cenon

Shkrimtarja Mimoza Ahmeti ishte e ftuara e kësaj mbrëmjeje në “Goca & Gra”. Intervista nisi me një moment të sikletshëm për Egla Cenon, e cila...

U “kap mat” në koncert, CEO i Astronomer jep dorëheqjen

Andy Byron ka dhënë dorëheqjen si Drejtor Ekzekutiv i kompanisë së inteligjencës artificiale Astronomer, disa ditë pasi iu zbulua lidhja e tij jashtëmartesore me...

Renis Dobra, kur jeta e njeriut kushton 10 mijë euro

Detaje të reja janë zbuluar lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e 8 korrikut, ku 23-vjeçari Renis Dobra u rrëmbye dhe më pas u...

Lajme të tjera

Web TV