NASA gjurmon asteroidin që ka shanse ta godasë Tokën në vitin 2046

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shkencëtarët e NASA-s po gjurmojnë një asteroid që ka shanse ta godasë Tokën në vitin 2046.

Është një shans “shumë i vogël” (rreth 1 në 600), sipas Zyrës së Koordinimit të Mbrojtjes Planetare të NASA-s.

Shkencëtarët po e vëzhgojnë nga afër asteroidin, i cili është sa madhësia e një pishine olimpike.

Asteroidi, i quajtur 2023 DW, aktualisht është në krye të “listës së rrezikut” për goditjen e Tokës. Ky asteroid u pa për herë të parë më 28 shkurt dhe ka potencialin t’u përplasur në Tokë më 14 shkurt 2046, ose në vitet në vijim deri më 2051, njofton Skynews.

Astronomi Piero Sicoli, paraqiti llogaritjet e tij për trajektoren e asteroidit, duke vlerësuar se ka një shans 1 në 400 që asteroidi ta godasë Tokën.

Nëse ndodh, llogaritjet e tij, bazuar në atë që dihet aktualisht për asteroidin, sugjerojnë se ai mund të përplaset midis Oqeanit Indian dhe bregut lindor të ShBA-së.

NASA po punon për lëshimin e teleskopit “Surveyorin” në vitin 2028, i cili do të jetë teleskopi i parë hapësinor i projektuar posaçërisht për të gjuajtur asteroide dhe kometa që mund të jenë rreziqe të mundshme për Tokën.

Të fundit

Mjalti, sekreti natyral për një lëkurë të shëndetshme dhe të shkëlqyeshme

Ndër përbërësit natyralë që janë dashur me kalimin e kohës për vetitë e tyre të dobishme në kujdesin e...

Kush është Margo Martin, gruaja “hije” e Trump që e ndjek kudo

I veshur me një kostum blu të errët, këmishë blu të çelët dhe kravatë ngjyrë burgundy, presidenti Donald Trump largohet nga Shtëpia e Bardhë...

Një zbulim që mund të rishkruajë historinë e lundrimit

Zbulimi i anijes 3,300-vjeçare në ujëra të thella pranë brigjeve të Izraelit përmbys idetë tona për aftësitë detare të qytetërimeve të lashta Një zbulim arkeologjik...

Zgjedhjet mbaruan, por kush do jenë ministrat? IA zbulon qeverinë e re të Ramës

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se në fund të muajit Gusht do të zgjedhë kabinetin e ri.  Në një kohë ku të gjithë presin...

Kokalari: Berisha pranoi një “krim shtetëror”, por vetë urdhëroi vrasjen e protestuesve

Aktivistja shqiptaro-amerikane, Evi Kokalari, ka reaguar në platformën “X” pas deklaratës së sotme të ish-kryeministrit Sali Berisha, i cili u pyet mbi një çështje...

Lajme të tjera

Web TV