Artan Hoxha: Edhe mes hienave, ka një kod vrasjeje…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gazetari Artan Hoxha ka reaguar lidhur me atentatin e mbrëmshëm në “Don Bosko”, ku u vra një banakiere dhe u plagosën 5 të tjerë.

Me tone të forta, Hoxha shkruan në rrjetet sociale se edhe mes hienave ka një kod vrasjeje dhe një lloj hierarkie të pashkruar mes tyre.

Ai deklaron se hienat me dy këmbë që qarkullojnë në “safarin” tonë janë barbarë, katilë dhe vrasës të paskrupullt.

Deklarata e plotë:

Edhe mes hienave, ka një kod vrasjeje…

Hienat edhe pse janë grabitqarët më barbarë që nuk lënë pas as kockat dhe as lëkurën e gjahut të tyre, kanë disa rregulla që i respektojnë, kanë një lloj hierarkie të pashkruar mes tyre…

Por hienat me dy këmbë, që kanë mbetur në qarkullim në “safarin” tonë, vrasin gjyshen, e cila punon dy turne, plot 16 orë në ditë për të paguar qiranë, vrasin dhe mbesën që sapo ka nisur të hedhë hapat e parë në jetë.

Barbarë dhe katilë.

Më kobsjellës se kaq nuk mund të ketë…

Hienat, janë vrasës aq të paskrupullt, sa vrasin me të njëjtin përkushtim dhe devotshmëri si luanin, mbretin e xhunglës, ashtu edhe barngrënësin më të parëndësishëm.

Instikti i vrasësit të pamëshirshëm, është aq dominues ndër to, sa mbizotëron edhe pangopshmërinë që i karakterizon.

Janë aq vrasëse katile, sa kur nuk mbetet më asgjë rreth e rrotull për vrarë, nisin dhe vrasin njëra-tjetrën pa pikën e mëshirës…

Prandaj batuta e famshme e kryeministrit “kokat hëngshin”, vlen për fazën kur në “safarin” tonë, të kenë mbetur vetëm hienat.

Deri kur të vi ai moment, që nuk më duket fort  i largët, hienat kobndjellëse me dy këmbë, do marrin jetët e gjysheve dhe mbesave të tyre.

Lexo edhe :  SPAK: Po hetojmë tre deputetë dhe një ish-ministër

Do vrasin pa as më të voglën mëshirë të ardhmen tonë, ashtu si janë duke masakruar me plot përkushtim dhe devotshmëri të tashmen tonë.

Hiena kobsjellëse, derisa të vijë dita kur do t’i hani kokat njëri-tjetrit, tregohuni pak të paanshëm, demostrojeni “artin tuaj të vdekjes” edhe andej lart, nga kodrat e periferisë së kryeqytetit, ku ndodhen resortet luksoze të luanëve, tigrave, leopardeve, uqërve dhe çakenjve që sundojnë këtë “safarin” tonë.

 

Të fundit

Shpërtheu tre herë pas nisjes/ Raketa Starship përfundon me sukses mision testues

Pas një serie dështimesh gjatë vitit të kaluar, SpaceX ka realizuar me sukses fluturimin testues të raketës më të...

Parashikimi i motit, 27 gusht 2025

Këtë të mërkurë, vlerat e larta barike që kanë përfshirë territorin shqiptar, pritet të sjellin mot të qëndrueshëm dhe rritje të temperaturave. Parashikohet që paraditja...

Konsumi i pijeve me gaz mund të shkaktojë rënien e flokëve, sipas studimit të ri

A mund të jetë konsumi i pijeve me gaz arsyeja pse po humbni flokët? Njerëzit që pinë më shumë pije me sheqer mund të kenë...

Mot i keq me stuhi në disa rajone/ Paralajmërime për banorët, dëme të mëdha materiale

Ndërkohë që disa vende vijojnë luftën me zjarret, një pjesë tjetër po përballen me stuhi të forta. Një dallgë jashtëzakonisht e fortë goditi këtë të...

Fituesit në universitete / Kryeson IT dhe degët e Mjekësisë

Universitetet publike në mbarë vendin kanë shpallur listën e kandidatëve fitues të raundit të parë për pranimin në institucionet e arsimit të lartë. Ky vit...

Lajme të tjera

Web TV