“Malasi Olive Oil”, vaji i certifikuar i ullirit gjen tregje në Europë e në SHBA

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

TIRANË, 13 mars /ATSH/ Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural ka në fokus të veçantë zgjerimin e tregjeve të reja për eksportin e vajit të ullirit, ndërkohë që mbështet edhe nismat private në këtë drejtim.

Ministrja Frida Krifca ndau në rrjete sociale shembullin frymëzues të Buran Malasit nga Syzezi, Berat, që ka ngritur fabrikën e përpunimit të ullirit sipas standardeve më të mira dhe eksporton vaj ulliri ekstra të virgjër në Amerikë, Malin e Zi, Gjermani dhe Itali.

Drejtuesit e kësaj sipërmarrjeje të rëndësishme për gjithë fermerët e zonës, prej vitesh janë përqendruar në përmirësimin e teknologjisë së përpunimit, mbështetur edhe përmes programeve të ofruara nga MBZHR, duke prodhuar vaj ulliri cilësor e me standarde, konkurrues jo vetëm për Shqipërinë, por edhe për tregun ndërkombëtar.

Buran Malasi, përfaqësues i kompanisë “Malasi Olive Oil”, tregon se prej vitit ’98 është angazhuar me prodhimin e ullinjve dhe më pas ai zgjeroi biznesin edhe në ngritjen e fabrikës së re të përpunimit të ullirit dhe prodhimin e vajit të ullirit.

Ai e konsideron këtë vit si vitin më të mirë dhe të mbarë në prodhimin e ullinjve.

“Investimin për ngritjen e fabrikës e nisëm për përpunimin e ullinjve të fshatit dhe zonës përreth, por duke parë rritjen e sasisë së prodhimit të vajit të ullirit dhe cilësinë e tij nisëm edhe eksportin e vajit të ullirit”, u shpreh Malasi.

Burani thotë se është viti i dytë që çon vaj në Amerikë, Mal të Zi, Itali dhe Gjermani ndërsa ka 25 vjet që punon në këtë sektor të rëndësishëm të ekonominë bujqësore. “Vaji që eksportojmë është i certifikuar sipas standardeve më të mira”, thotë Burani.

Ndërsa Antoni Malerba, sipërmarrësi italian nga Bari, që blen vajin nga fabrika “Malasi Olive Oil”, tregon se është shumë i kënaqur për bashkëpunimin me këtë kompani që prodhon vajin e ullirit të një cilësie të lartë duke konkurruar edhe vende të tjera të Europës që shquhen për prodhimin e ullinjve dhe prodhimin e vajit.

Lexo edhe :  "U bë kohë e gjatë me të njëjtët njerëz", Rama sinjale të forta në Fier

“Vaji i ullirit që unë eksportoj nga Burani është i një cilësie superiore që ka vaji shqiptar. Kjo është ngarkesa e tretë me vaj që eksportoj në Itali, ndërsa kontratat e bashkëpunimit parashikojmë t’i shtrijmë në periudhë afatgjatë”, tha Malerba.

Të fundit

Kryebashkiakët e PD ankohen tek ndërkombëtarët/ Kryeministri ka rrëmbyer pushtetin tonë!

Edhe pse iu përgjigjën pozitivisht dhe ishin të pranishëm në mbledhjen 7-orëshe të kryeministrit Rama të premten në Durrës,...

Zjarret në vend/ Ministria e Mbrojtjes: 22 vatra në 24 orët e fundit, pesë ende aktive

Në 24 orët e fundit janë raportuar 22 vatra zjarri, sipas një përditësimi nga Ministria e Mbrojtjes. Pesë nga këto vatra janë ende aktive, teksa...

A dëshiron Dua Lipa të ketë fëmijë me Callum Turner? Rrëfehet këngëtarja

Ylli i muzikës pop, Dua Lipa, ka ndarë për herë të parë mendimet e saj mbi amësinë dhe planet për të krijuar familje me...

Aksioni në Theth/ Tabaku: Pas detit, shqiptarëve tani duan ti marrin edhe malet

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku ka reaguar sërish përmes një postimi në rrjetet sociale në lidhje me situatën në Theth dhe efektet e...

Prishja e ndërtimeve në Theth, Avokatja e Popullit: Nuk është ankuar askush deri tani

Avokatja e Popullit, Erinda Ballanca, ka deklaruar se institucioni që ajo drejton ende nuk ka marrë asnjë ankim nga ana e qytetarëve në lidhje...

Lajme të tjera

Web TV