“Tulipani i Shqipërisë” shpallet monument natyre

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro ka njoftuar sot se specia e rrallë që rritet në Kukës e njihet si “tulipani i Shqipërisë” është shpallur monument natyre, ndërsa shtoi se edhe  Lumi Vjosë me vendimin më të fundit është shpallur park kobëtar kategoria e dytë e mbrojtjes.

“Në radhë të parë një specie e vëçantë që bën pjesë edhe në speciet e rrezikuara të zonave të mbrojtura që është tulipani shqiptar i zbuluar në 2023 nga shkencëtarët e biodiversitetit dhe biologjisë, shpallet sot, në një lëndinë të caktuar kur rritet tipikisht në bashkinë e Kukësit, për shkak të kushteve klimatike dhe habitatit ujor, monument natyre, që është shkalla më e lartë e mbrotjes.

Lajmi i dytë ka të bëjë sërish me zonat e mbrojtura, është se sot kemi vendimin përfundimtar, Lumin e Vjosës, lumin e fundit të egër në Europë, park kombëtar, kategoria e dytë e mbrojtjes, por jo vetëm kaq, e kemi shtrirë mbrojtjen në mbi 12727 hektarë, që është gjithë sipërfaqja urjore, bregore dhe tokësore e Vjosës”, tha Kumbaro.

 

Të fundit

Djegia e flamurit shqiptar, Spahiu: U përdhos atje ku ka urrejtje për ne

Një video që tregon disa të rinj teksa shkelin dhe kalojnë me makinë mbi flamurin shqiptar të hedhur në...

“Zjarrfikësja nuk kishte ujë”, flasin banorët e Delvinës

Banorë të fshatrave Senicë, Vergo dhe Palavli kanë folur mbi situatën e zjarrit në Delvinë, pasojat që ka lënë pas dhe ndërhyrjen nga autoritetet. “Unë...

Flet pronarja e shtëpisë së djegur: Do flemë në qiell të hapur, kush do mendojë për ne?

Ana Duka është një banore e fshatit Kopaçëz të Delvinës, që është prekur nga zjarret shkatërrimtare. Disa orë pasi u detyruan të evakuoheshin nga shtëpia...

Zbulohet plani që do përmbyste qeverinë në Beograd

Serbia ëshë tronditur nga zbulimi i një plani për të përmbysur qeverinë dhe për të bërë një ndryshim me forcë të pushtetit. Prokuroria e...

Akt heroik i policëve në Delvinë, shpëtojnë fëmijën 10 vjeç

Një akt heroik është shënuar në fshatin Kopaçëz të Delvinës, ku dy efektivë policie kanë rrezikuar jetën për të shpëtuar një fëmijë 10-vjeçar dhe...

Lajme të tjera

Web TV