U ndëshkua me karton të kuq ndaj Sassuolos, ja se çfarë i tha Marash Kumbulla arbitrit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Marash Kumbulla shijoi golin e parë sezonal të enjten e kaluar. Mbrojtësi i kombëtares shqiptare, vulosi triumfin 2-0 të Romës përballë Real Sociedad. 23-vjeçari shënoi me kokë në takimin e parë të raundit të 1/8-ve në Europa League.

Por në duelin e çmendur ndaj Sassuolos në kampionatin italian, Kumbulla humbi durimin, goditi me shkelm Berardin (45+3’) dhe la Romën me dhjetë lojtarë.

Njëkohësisht shkaktoi edhe penallti, ndërkohë që ndeshja përfundoi 3-4 për Sassuolon. Lojtari shqiptar ra pre e provokimit të kundërshtarit, ndaj të cilit reagoi në të njëjtën mënyrë.

“Ai më goditi i pari me shkelm dhe ti më tregon mua kartonin e kuq?!”, iu hakërrye Kumbulla arbitrit Fabbri sipas raportimeve të medieve pranë verdhekuqve.

Lojtari i Kombëtares pritet të pezullohet me dy ndeshje për veprimin e kryer në “Olimpico”, ndërkohë që Roma humbi pikë të rëndësishme për objektivin Champions League.

Të fundit

Serbi, regjimi po bie, por nuk dihet kur

Nëntë muaj pas tragjedisë në stacionin hekurudhor në Novi Sad, ku humbën jetën 16 vetë, kriza politike në Serbi është larg...

Banka e Shqipërisë mban 6.7 miliardë euro rezerva valutore

Rezerva valutore ka vijuar rritjen në gjysmën e parë të këtij viti. Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, në fund të qershorit, vlera...

Po kërkonin ushqim në Gaza, vriten 38 palestinezë, mes tyre gra dhe fëmijë

Të paktën 38 palestinezë janë vrarë të mërkurën (sot, 6 gusht) në Rripin e Gazës derisa kërkonin ndihma në kamionët e Kombeve të Bashkuara...

Dyshohet se lidhen me rrjete mashtrimi, WhatsApp mbyll 6.8 mln llogari

Mbylljet e llogarive, të cilat Meta tha se ndodhën gjatë gjashtë muajve të parë të vitit, vijnë si pjesë e përpjekjeve më të gjera...

Parashikimi i motit/ Diell dhe temperatura të larta në vend

Ditën e Enjte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët në pjesën më të madhe të territorit përjashtuar...

Lajme të tjera

Web TV