Albert Einstein, djali i një inxhinier elektrik hebre lindi në Ulm të Gjermanisë. Teoria e tij e relativitetit të veçantë dhe të përgjithshëm, ndryshoi në mënyrë drastike pikëpamjen e njeriut për universin, ndërsa puna e tij mbi teorinë e grimcave dhe energjisë, ndihmoi në përparpimet në mekanikën kuantike, dhe në fund në ndërtimin e bombës atomike.
Fillimet
Kur mbushi 5-vjeç, i ati i dha një busull, që i ngjalli menjëherë një interes të jashtëzakonshëm për gjilpërën magnetike dhe fenomenet natyrore që shkaktonin lëvizjen e saj në të njëjtin drejtim. I ati i shpjegoi se kjo shkaktohej nga fusha magnetike dhe forca e rëndesës.
Vetë Ajnshtajni do të shkruante se dy “çudi” ndikuan thellë në vitet e tij të hershme. E para ishte takimi i tij me një busull në moshën pesë vjeçare. Ai ishte i misteruar se forcat e padukshme mund ta devijonin gjilpërën. Kjo do të çonte në një magjepsje të përjetshme me forcat e padukshme. Çudia e dytë erdhi në moshën 12-vjeçare, kur ai zbuloi një libër gjeometrie, të cilin e gëlltiti, duke e quajtur “libri i tij i vogël i shenjtë i gjeometrisë”.
Einstein e kishte të vështirë të kuptonte koncepte të tilla në atë moshë. Në komentet e tij për vitet e fëmijërisë, Albert Einstein kujtonte se nuk e kishte me qejf shkollën. Mënyra e prerë e mësimdhënies, ku nxënësve nuk u lejohej të bënin pyetje, e bënte atë të ndjehej si i burgosur.
Por me kalimin e viteve, fizikanti i ardhshëm zhvilloi një dashuri të madhe për matematikën. Nisi të mësonte logaritmet dhe pjesë të tjera të vështira të matematikës, ndërsa moshatarët e tij mësonin ende aritmetikën e thjeshtë.
Roli i fesë
Ajnshtajni u bë thellësisht fetar në moshën 12-vjeçare, madje duke kompozuar disa këngë në lavdërim të Zotit dhe duke kënduar këngë fetare gjatë rrugës për në shkollë. Kjo filloi të ndryshojë, megjithatë, pasi ai lexoi libra shkencorë që bien ndesh me besimet e tij fetare. Kjo sfidë ndaj autoritetit të vendosur la një përshtypje të thellë dhe të qëndrueshme. Në gjimnazin Luitpold, Ajnshtajni shpesh ndihej i pavend dhe i viktimizuar nga një sistem arsimor i stilit prusian që dukej se mbyste origjinalitetin dhe krijimtarinë. Madje, një mësues i tha se ai kurrë nuk do të arrinte asgjë.
Ndikimi
Një tjetër ndikim i rëndësishëm te Ajnshtajni ishte një student i ri i mjekësisë, Max Talmud (më vonë Max Talmey), i cili shpesh darkonte në shtëpinë e Ajnshtajnit. Talmudi u bë një mësues joformal, duke e futur Ajnshtajnin me matematikën dhe filozofinë e lartë. Një pikë kthese e rëndësishme ndodhi kur Ajnshtajni ishte 16 vjeç. Talmudi e kishte prezantuar më parë me një seri shkencore për fëmijë nga Aaron Bernstein, Naturwissenschaftliche Volksbucher (1867–68; Libra popullorë mbi Shkencën Fizike), në të cilën autori imagjinonte të hipte së bashku me energjinë elektrike që udhëtonte brenda një teli telegrafik. Më pas Ajnshtajni i bëri vetes pyetjen që do të dominonte në të menduarit e tij për 10 vitet e ardhshme: Si do të dukej një rreze drite nëse do të mund të vrapoje pranë saj? Nëse drita do të ishte një valë, atëherë rrezja e dritës duhet të duket e palëvizshme, si një valë e ngrirë. Megjithatë, edhe si fëmijë, ai e dinte se valët e dritës të palëvizshme nuk ishin parë kurrë, kështu që kishte një paradoks. Ajnshtajni shkroi gjithashtu “punën e tij të parë shkencore” në atë kohë (“Hetimi i gjendjes së eterit në fushat magnetike”).
Studimet
Albert Einstein, ndoqi më pas Institutin Politeknik në Zyrih të Zvicrës, ku studioi fizikë dhe matematikë. Pas diplomimit, ai punoi për qeverinë zvicerane si inspektor patentash për shpikjet e reja. Pikërisht gjatë kësaj periudhe, nisi të punojë për teoritë e tij të ardhshme shkencore. Në një nga punimet e tij shkencore ai shpjegon se drita lëviz përmes valëve dhe grimcave, një nga elementët e rëndësishëm të teorisë së tij kuantike.
Në një tjetër punim, ai flet për grimca të vogla që pluskojnë në lëngje apo në trupa të gaztë, e cila mbështet teorinë e përbërjes atomike të materies. Por teoria më e rëndësishme është ajo e relativitetit, ku Ajnshtajni shpjegon se drita lëviz gjithmonë me të njëjtën shpejtësi, pavarësisht nga burimi i saj. Por ai shtoi se koha dhe masa mund të ndryshojnë dhe varen nga vendndodhja e një personi, në raport me një objekt apo një ngjarje.
Teoria e Relativitetit
Ajnshtajn botoi në vitin 1905 veprën e tij më të rëndësishme, dhe një nga dokumentet më të rëndësishme shkencore në histori, të titulluar “Teoria e Relativitetit”. Dhjetë vjet më pas, ai botoi një vëllim të zgjeruar të kësaj vepre me titullin “Teoria e Përgjithshme e Relativitetit”, ku përfshiu idetë themelore që përdoren edhe sot për të përshkruar fenomene natyrore lidhur me kohën, hapësirën, masën, lëvizjen dhe forcën e rëndesës.
Në vitin 1921 Eistein, fitoi Çmimin Nobel në Fizikë për zbulimin e ligjit të efektit fotoelektrik. Ky ligj shkencor shpjegon përse disa metale emetojnë elektrone pasi mbi sipërfaqen e tyre bie drita. Ky zbulim çoi në zhvillimin e elektronikës, përfshirë shpikjen e radios dhe televizionit.
Shkencëtari i famshëm, dha mësim në universitete të ndryshme në Zvicër dhe Gjermani. Ai u largua nga Gjermani kur në pushtet u ngjit Adolf Hitleri, dhe u vendos në Shtetet e Bashkuara, ku e vazhdoi punën e tij shkencore në Institutin për Studime të Avancuara në Prinston, Nju Xhersi.
Megjithëse ishte kundër luftës, Einstein i shkroi presidentit amerikan Roosevelt në vitin 1939 për ta nxitur që Shtetet e Bashkuara të prodhonin bombën bërthamore para Gjermanisë.
Në Shqipëri
E kush mund ta mendonte se fizikanti i madh ka shkelur tokën shqiptare? Dhe jo vetëm kaq. Ai u pajis me pasaportë shqiptare nga mbreti Zog, si një mbrojtje që ai i dha hebreut më të famshëm të shekullit të 20-të. Edhe pse për shumë pak orë, Ajshtajni në vitin 1931 ka qëndruar në portin e Durrësit, në pritje të anijes.
Epilogu
Albert Einstein vdiq më 1955-ën, në moshën 76 vjeçare. Më 17 Prill 1955, Ajnshtajni pati gjakderdhje të brendshme të shkaktuar nga këputja e një aneurizmi të aortës abdominale, e cila ishte përforcuar më parë në mënyrë kirurgjikale nga Rudolph Nissen në 1948. Ai e mori me vete në spital draftin e një fjalimi që po përgatitej për një paraqitje televizive në përkujtim të përvjetorit të 7-të të shtetit të Izraelit, por nuk jetoi për ta përfunduar atë.
Ajnshtajni refuzoi operacionin, duke thënë: “Unë dua të shkoj kur të dua. Është pa shije të zgjasësh jetën artificialisht. Unë kam bërë pjesën time; është koha për të shkuar. Unë do ta bëj atë në mënyrë elegante.” Qendra Mjekësore e Princetonit në Plainsboro herët në mëngjes në moshën 76-vjeçare, pasi kishte vazhduar të punonte deri afër fundit.
Gjatë autopsisë, patologu Thomas Stoltz Harvey hoqi trurin e Ajnshtajnit për t’u ruajtur pa lejen e familjes së tij, me shpresën se neuroshkenca e së ardhmes do të ishte në gjendje të zbulonte se çfarë e bëri Ajnshtajnin kaq inteligjent. Eshtrat e Ajnshtajnit u dogjën në Trenton, Nju Xhersi, dhe hiri i tij u shpërnda në një vend të pazbuluar.