Britania nuk heq dorë nga projektligji për emigrantët: Do ta çojmë deri në fund

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Projektligji i qeverisë së britanike për emigracionin Ilegal kaloi në Dhomën e Komunave, pavarësisht kritikave nga deputetët konservatorë, përfshirë ish-kryeministren Theresa May.

Gjatë deklaratës sekretarja e brendshme Suella Braverman tregoi edhe njëherë vendosshmërinë për ta çuar deri në fund projektligjin e paraqitur më parë.

“Që nga viti 2018, rreth 85,000 njerëz kanë hyrë ilegalisht në Mbretërinë e Bashkuar me gomone, 45,000 prej tyre vetëm vitin e kaluar. Ata kanë mposhtur sistemin tonë të azilit. Realiteti është se sistemi është thjesht i padrejtë. Është i padrejtë për më të cënuarit. Është e padrejtë për ata që luajnë sipas rregullave. Është e padrejtë për popullin britanik. Kështu që ne duhet të ndryshojmë ligjin dhe duhet të ndalojmë anijet”, u shpreh Suella Braverman, Sekretare e Brendshme e MB.

Kjo deklaratë u kundërshtua nga ish-kryeministrja e Mbretërisë së Bashkuar, Theresa May, e cila shprehu edhe njëherë se emigrantët ikin për të shpëtuar nga jetesa e tyre në venin ku jetojnë dhe kjo gjë ua vështirëson akoma më shumë hyrjen në mënyrë ligjore.

“Mbretëria e Bashkuar ka mirëpritur gjithmonë ata që po ikin nga persekutimi, pavarësisht nëse ata vijnë përmes një rruge të sigurt dhe ligjore. Sipas përkufizimit, dikush që ikën për të shpëtuar jetën e tyre më shpesh nuk do të jetë në gjendje të hyjë në një rrugë ligjore. Nuk mendoj se është e mjaftueshme të themi se do të përmbushim kërkesat tona duke dërguar njerëz për të kërkuar azil në Ruanda. Dhe kjo ka rëndësi për shkak të reputacionit të Mbretërisë së Bashkuar në skenën botërore”, tha Theresa May, ish-kryeministre e MB.

Një javë më parë kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar Rishi Sunak njoftoi se projektili do t’i japë fund kalimit të emigrantëve në mënyrë ilegale.

Lexo edhe :  Vrau efektivin e “Shqiponjave”/ Prokuroria kërkon burgim të përjetshëm për Azgan Mërnicën

Sunak rikujtoi edhe një herë se një nga pesë prioritetet kryesore që nga marrja e mandatit, duke i ndaluar emigrantëve që vijnë me gomone qëndrimin në vendin e tij.

Autoritetet britanike kanë njoftuar kushdo që arrin në Mbretërinë e bashkuar me gomone nuk do të lejohen të kërkojnë azil.

Emigrantët përveçse do të pengohen të kërkojnë azil në Britani, do të largohen në Ruandë ose në një vend të tretë dhe do tu ndalohen të kthehen përgjithmonë.

Azilkërkuesit që vijnë në Britaninë e Madhe janë nga një sërë vendesh, duke përfshirë Shqipërinë, Iranin, Irakun, Afganistanin dhe Sirinë.

Të fundit

A mund ta frikësojnë Putinin kërcënimet e Trump?

Donald Trump e ashpërsoi retorikën kundër Vladimir Putinit dhe kërcënoi me sanksione kundër Rusisë. Por deklaratat e forta nga...

De Bruyne te Napoli merr numrin e legjendës Maradona! Presion për belgun?

Napoli ka nisur përgatitjet për sezonin 2025-2026, me përforcimin e ri, Kevin De Bruyne, që i është bashkuar skuadrës për testet fizike së bashku...

Pjerin Ndreu: Në Tiranë, lokali i parë që u çmontua ishte i vëllait tim

Kryebashkiaku i Lezhës, Pjerin Ndreu, ishte i ftuar këtë të martë në “Frontline” me Marsela Karapançon në Report Tv, ku dha këndvështrimin e tij...

Vjosa Osmani: Në vendin tim, ndikimi i Rusisë është zero

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka bërë me dije se Serbia është shndërruar në shtet satelit të Rusisë e cila synon të krijojë efekt...

Ngjarja në Mat/ Autori i dyshuar, dëshmitar okular në atentatin ndaj Azem Hajdarit

Të tjera detaje kanë dalë në dritë nga vrasja e të riut Renis Dobra pranë liqenit të Shkopetit mëngjesin e 9 korrikut. Hetuesit kanë...

Lajme të tjera

Web TV