Elena Hysa ka rrëfyer nga spitali dinamikën e krimit që tronditi opinionin publik më 1 mars.
Në një intervistë telefonike për emisionin “Me zemër të hapur” në News24, ka treguar se ish i fejuari i saj, i cili i ekzekutoi motrën dhe nusen e vëllait në oborrin e shtëpisë, dëshironte të vriste edhe djalin e tyre.
Ajo tregoi se kur doli jashtë banesës pa motrën dhe kunatën të vdekur, ndërsa Dan Hutra qëlloi me armë edhe drejt saj.
Në atë moment, e ëma i doli para për ta mbrojtur por tregoi se: “Unë se kam lënë, e kam shtyrë dhe kam dalë unë para saj. Mbaj mend që na ka sharë. Ka thënë fjalë të ndryshme, ka shkrep armën dhe ka dashur të qëllojë edhe djalin e vogël”.
Elena Hysa tha se djalin e kishte në krahë dhe së bashku me vajzën e motrës, Myrvete Hysa, i dërgoi në dhomën e gjumit.
Ajo u shpreh se 40-vjeçari e kishte qëlluar me thikë në faqe dhe para se të largohej u ka thënë “do ju vras të gjithë”.
“Me thikën e ka pasur me vete. Dera ka qenë mbyllur, ka qenë motra, nusja e vëllait dhe nuk kam ndier asnjë zhurmë. Ka ardhur pa zhurmë. Ka goditur motrën dhe nusen e vëllain. Ishin në makinë në oborr. Unë kam qenë brenda me djalin. Dola në atë moment dhe shoh nusen e vëllait dhe motrën. Aty ka qenë, kam parë që ka shkrep armën drejt meje, pastaj ato momente ka dalë mami para meje.
Unë se kam lënë, e kam shtyrë dhe kam dalë unë para saj. Mbaj mend që na ka sharë. Ka thënë fjalë të ndryshme, ka shkrep armën dhe ka dashur të qëllojë edhe djalin e vogël.
E kisha në krahë djalin, e kapa për krahu e dërgova tek dhoma tjetër. Ai qëlloi disa herë në ajër pastaj ka ikur me vrap.
Mua më ka qëlluar më thikë sa ka hyrë brenda, në faqe. Tha do ju vras të gjithë dhe ka ikur në atë moment.
Nuk ka kursyer as djalin. Goca e motrës aty ishte, e kam kapur, i kam çuar të dy tek dhoma tjetër. Ai iku pa skenën, pa çdo gjë dhe ka ikur shumë shpejt”, rrëfeu Elena Hysa.
Intervista e plotë
Pyetje: Si je? Tani je mirë?
Anila Ahmataj: Çfarë plagësh ke?
Elena Hysa: Në faqe, aty më ka qëlluar edhe në…
Anila Ahmataj: Mban mend ndonjë gjë nga ajo që ndodhi?
Elena Hysa: Isha në shtëpi, kam qenë me djalin, me mamin edhe me gocën e motrës.
Anila Ahmataj: Patët ndonjë debat më parë se të vinte personi në banesë?
Elena Hysa: Jo nuk kam pasur debat
Anila Ahmataj: Keni folur në telefon atë ditë?
Elena Hysa: Po kam fol atë ditë
Anila Ahmataj: Çfarë të tha atë ditë para se të vepronte?
Elena Hysa: Nuk ka dashë të flasi
Anila Ahmataj: E more ti?
Elena Hysa: E mora unë kam fol unë me të
Anila Ahmataj: Çfarë doje ti thoje, doje të pajtoheshe me të?
Elena Hysa: Doja ti thoja që…Ai ka pas ca problemet e veta, ca punet e veta unë i kam thënë më mirë e lēmë kaq!
Anila Ahmataj: Doje ti jepje fund?
Elena Hysa: Po! Ai ska pranuar edhe…
Anila Ahmataj: Të ka ofenduar në telefon të ka shar?
Elena Hysa: Gjithmonë
Anila Ahmataj: Pastaj e fike ti apo e fiku ai telefonin?
Elena Hysa: E kemi fik të dy bashkë
Anila Ahmataj: Të kërcënoi?
Elena Hysa: Po më kërcënoi
Anila Ahmataj: E njoftove familjen tēnde qē more atë kërcënim nga telefoni?
Elena Hysi: I kam thënë të shtëpisë, por nuk e kanë marr për bazë
Anila Ahmataj: Nuk e kanë besuar se mund të të bënte diçka?
Elena Hysa: Po
Anila Ahmataj: E bënte shpesh që të kërcënonte?
Elena Hysa: Shpesh jo por këto kohët e fundit e ka bërë shpesh
Anila Ahmataj: Pasi doli nga burgu?
Elena Hysa: Pasi doli nga burgu e ka bërë shpesh
Anila Ahmataj: Gjatë kohës që ai ishte në burg e kishe takuar ndonjëherë, kishe shkuar në burg?
Elena Hysa: Jo…
Anila Ahmataj: Po ai të kishte marr në telefon?
Elena Hysa: Ai po
Anila Ahmataj: Je përgjigjur?
Elena Hysa: Po
Anila Ahmataj: Çfarë të thoshte?
Elena Hysa: Pyeste për djalin
Anila Ahmataj: U gëzua që erdhi djali në jetë?
Elena Hysa: Po normal që po, i kam treguar që thjeshtë është bërë baba, kaq…
Anila Ahmataj: Pse ishte kaq i irrituar, fakti që kërkonte të bënte ADN e djalit? Apo ju kishit një krisje tē mardhënies tuaj?
Elena Hysa: Krisje ka pas nuk është se nuk ka pasur
Anila Ahmataj: Ti ke ikur nga shtëpia e tij apo jo, pse nuk dole nga porta kryesore por ike nga koteci, kalove nga muri?
Elena Hysa: Kam ikur për arsye sepse ai që në atë kohë pati filluar duke mē kërcënuar
Anila Ahmataj: Të ka dhunuar ndonjëherë?
Elena Hysa: Po
Anila Ahmataj: Fizikisht?
Elena Hysa: Po
Anila Ahmataj: Ti në dokumenta kur e ke denoncuar ke shprehur për dhunë psikoemocionale ?
Elena Hysa: Po!
Anila Ahmataj: Kishe frikë?
Elena Hysa: Po
Anila Ahmataj: Po më parë e njihje këtë person, se kush ishte dhe çfarë kishte bërë në jetēn e tij?
Elena Hysa: Jo!
Anila Ahmataj: Po në rrjetet sociale nuk e kishe kërkuar nfonjëherë si emër?
Elena Hysa: Po e kam kërkuar
Anila Ahmataj: Kur e more vesb se ai kishte bërë mē parē një gjë të tillë?
Elena Hysa: E kam marr vesh kur e kam denoncuar, aty kuptova se ai kishte bërë një krim tjetër
Anila Ahmataj: Si ke vepruar?
Elena Hysa: Kam kërkuar direkt urdhër mbrojtje dhe shkova në shtëpi
Anila Ahmataj: Po me vjehrrën si e kishe mardhënien?
Elena Hysa: Shumë keq
Anila Ahmataj: Edhe ajo ushtronte dhunë, presion, çfarë?
Elena Hysa: Presion
Anila Ahmataj: Po për çfarë, çfarë pretendonte ajo?
Elena Hysa: Ajo pretendonte që unë se respektoja
Anila Ahmataj: Ti je shprehur se të trajtonte si skllave, të kërkonte të vishje çorapet, ti çoje ushqimin në krevat, ështē e vërtetë kjo?
Elena Hysa: Po
Anila Ahmataj: Ja kishe bërë këto?
Elena Hysa: Jo se ja kisha bërë, por thjeshtë nuk e duroja dot, jam munduar ta respektoj me aq sa jam munduar, pavarsisht çdo gjëje
Anila Ahmataj: Në momentin që ratë shtatëzanë, sa kohë kishit që ishit njohur me njëri tjetrin?
Elena Hysa: 2 muaj 3 muaj diçka e tillë, ai sma ka pranuar këtë shtatëzani
Anila Ahmataj: Pse çfarë mendonte, thoshte që nuk e ke me mua?
Elena Hysa: Po thoshte nuk e ke me mua
Anila Ahmataj: Po për çfarë arsye, vetëm për këto ditët qē të kishte thënë mjeku?
Elena Hysa: Po
Anila Ahmataj: Po ju si jeni njohur bashkë nëpërmjet shkesit, në lokal, në rrugë?
Elena Hysa: Nëpërmjet dikujt tjetër
Anila Ahmataj: Kur ju u njohët me njëri tjetrin nuk dije asgjë në lidhje me këtë?
Elena Hysa: Jo
Anila Ahmataj: Nuk kishe pyetur ndonjëherë?
Elena Hysa: Jo
Anila Ahmataj: Po këtë vet e kishe pyetur për të kaluarën e tij?
Elena Hysa: Kur jam interesuar ta pyes në atë kohë, ka qenë kohë shumë e shkurtër dhe ma ka mohuar gjithmonë
Anila Ahmataj: Ama ishte agresiv apo jo?
Elena Hysa: Po ishte agresiv
Anila Ahmataj: Po para se ti ta denoncoje dhe të arrestohej, njihje ndonjë femër tjetër në jetën e tij?
Elena Hysa: Po kishte ka pasur
Anila Ahmataj: E njeh atë?
Elena Hysa: Po
Anila Ahmataj: Si quhet, Marjana Gurakuqi?
Elena Hysa: Po
Anila Ahmataj: Ku e kishte njohur?
Elena Hysa: Nuk e di ku e ka njohur, por unë këtë kam njohur
Anila Ahmataj: E ke njohur vet personalisht?
Elena Hysa: Jo e kam njohur si emër, e zbulova ai ma ka konfirmuar
Anila Ahmataj: Të ka thënë po, kam një lidhje tjetër?
Elena Hysa: Po ma ka konfirmuar që ka një lidhje tjetër
Anila Ahmataj: Di gjë ku e ka njohur këtë?
Elena Hysa: Unë them se e ka njohur në Institut, ajo aty rri
Anila Ahmataj: Sa kohë kishte me të, ishit ju në martesē me njëri tjetrin?
Elena Hysa: Po
Anila Ahmataj: Edhe ky shoqërohej edhe me këtë?
Elena Hysa: Po
Anila Ahmataj: Po ndonjë femër tjetër me mbiemër Kurti ke njohur në jetën e tij? Motrën e Vladimir Kurtit e njihje?
Elena Hysa: Si emër e kam dëgjuar por jo se e njihja
Anila Ahmataj: Ku e ke dëgjuar Vladimir Kurtin në bisedat që ka bërë Dani?
Elena Hysa: Po
Anila Ahmataj: Çfarë thoshte lidhur me të, kishte përmend ndonjē gjë?
Elena Hysa: Ka përmend shumë gjëra, por di që ka qenë gjithmonë i dhunshëm, për çdo gjë ka qenë i dhunshëm. Mbaj mend qē më ka pas thënë do të dhunoj etj etj…
Anila Ahmataj: Atë ditë që erdhi në banesë kë goditi të parēn, ty apo maman, me çfarë tē goditi?
Elena Hysa: Me thikë, thikēn e ka pasur me vete
Anila Ahmataj: Erdhi direkt dhe u fut në banesē, ishte dera hapur, dera ka qenë mbyllur?
Elena Hysa: Dera ka qenë mbyllur, ka qenë motra, nusja e vëllait dhe nuk kam ndier asnjë zhurmë, ka ardhur pa zhurmē
Anila Ahmataj: Të parën kë goditi?
Elena Hysa: Ka goditur motrën dhe nusen e vëllait
Anila Ahmataj: Ku ishin?
Elena Hysa: Në makinë në oborr
Anila Ahmataj: Ju ku ishit për momentin
Elena Hysa: Unë kam qenë brenda në shtëpi me djalin
Anila Ahmataj: Dole jashtë ato momente?
Elena Hysa: Në ato momente po, dola jashtë edhe shoh në tokë nusen e vēllait edhe motrën
Anila Ahmataj: Ky ku ishte ato momente?
Elena Hysa: Aty ka qenë, kam parë që ka shkrep armën drejt meje pastaj ato momente ka dalë mami para
Anila Ahmataj: Para teje për të të mbrojtur ty?
Elena Hysa: Po para meje, unë se kam lēnë e kam shtyrë unë dhe i kam dalë unë para asaj. Mbaj mend që na ka shar
Anila Ahmataj: Çfarë ju ka thënë?
Elena Hysa: Llafe të ndryshme, ka shkrep armën dhe ka dashur të qēlloj edhe djalin
Anila Ahmataj: Djalin e vogēl?
Elena Hysa: Po
Anila Ahmataj: Si ku e kuptove që donte ta qëllonte, e kishe në dorë ku e kishe?
Elena Hysa: E kisha në krah djalin
Anila Ahmataj: Në momentin që ti more plumbin e kishe në krah?
Elena Hysa: Po!
Anila Ahmataj: Si shpëtoi bebi?
Elena Hysa: Bebin e kam kapur për krahu e kam çuar te dhoma tjetêr
Anila Ahmataj: Po pastaj çfarë ndodhi?
Elena Hysa: Pastaj ai qëlloi disa herë në ajër pastaj ka ik me vrap
Anila Ahmataj: Ndërkohë mami ishte e plagosur?
Elena Hysa: Po të gjithë, mua më ka qëlluar me thikē sa ka hyrë brenda në faqe
Anila Ahmataj: Të tha ndonjë gjë ndërkohë qē të qëlloi?
Elena Hysa: Tha do ju vras të gjithëve dhe ka ikur atë moment
Anila Ahmataj: Ndërkohë ai nuk ka kursyer as djalin?
Elena Hysa: Jo
Anila Ahmataj: Po goca e motrës, ku ishte ato momente si shpëtoi?
Elena Hysa: Unë e kam kap e kam çuar nga dhoma tjetër të dy
Anila Ahmataj: çfarë ndodhi, u largua?
Elena Hysa: Po iku, pa gjithë skenën dhe ka ik shumē shpejt.