Rama uron Ditën e Verës/ Më në fund po çel gjethi, ju uroj 14 mars të mbarë

Kryeministri Edi Rama ka uruar gjithë shqiptarët për festën e 14 Marsit, “Ditës së Verës”.

Me anë të një postimi në rrjete sociale Rama shkruan se më në fund po çel gjethi ku uron mbarësi për stinën e pranverës.

“MIRËMËNGJES

dhe me kënaqësinë që më në fund po çel gjethi, ju uroj një 14 Mars me këmbë të mbarë për stinën e re”, shkruan Rama.