Vendimi në KQZ/ A do të regjistrohet PD në zgjedhje?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Komisioni Shtetëror Zgjedhor do të vendosë sot për regjistrimin ose jo të PD-së në zgjedhje. Shpresa është më e madhe nga “Grupimi Basha-Alibeaj”, ndërsa “Rithemelimi” i përfaqësuar nga Sali Berisha është thuajse e painteresuar pasi po përqëndrohet në koalicionin me Metën.

Partia Demokratike do e gjejë “paqen” sot në Komisonin Qendror Zgjedhor edhe pse lufta e saj do të vijojë të bëhet edhe jashtë institucionit mes dy “kokave”. Pas përplasjes mes Bashës dhe Aliebajt, por edhe Berishës, Celibashi do i vendos vulën sot sa i takon përfshirjen e PD-së si subjekt zgjedhor në vendoret e 14 majit. Ndërkohë, përfaqësuesi ligjor i Partisë Demokratike në KQZ, në një deklaratë për mediat i ka bërë thirrje kryekomisionerit që të dalë me një vendim përfundimtar për regjistrimin e PD-së në këto zgjedhje. Indrit Sefa, duke iu referuar edhe vendimit të marrë dje nga KAS, solli në vëmendje se që prej orës 10.00 të datës 11 mars, komisioneri Celibashi është në shkelje të afateve për të marrë një vendim të tillë dhe për rrjedhojë, shtoi ai, po shpërdoron detyrën. “Po cënon PD dhe po shkel afatet proceduriale të parashikuar në Kodin Zgjedhor.

Të ndalohen shkeljet e këtyre dispozitave, të marrë në shqyrtim çështjen e PD në kohë sa më të shkurtër. Komisioneri ka mbajtur qëndrime politike, jashtë procedurës ligjore dhe nuk është në funksionin e tij si institucion i pavarur për të garantuar zgjedhjet. Komisioneri ka disa orë që e ka në tavolinë vendimin e KAS,” deklaroi Sefa. I pyetur se cili do të jetë reagimi i grupimit të Alibeajt nëse Celibashi i qëndron kërkesës për firmën e Bashës, Sefa theksoi se dokumentacioni i dorëzuar prej tyre është i plotë dhe se do të ndiqen të gjitha hapat ligjorë për regjistrimin e PD-së si subjekt zgjedhor.

Lexo edhe :  Asnjë kafshë pa sigurim. SIGAL garanton mbrojtje për blegtorinë shqiptare (Video)

Reagimi i Bardhit

Deputeti demokrat Gazment Bardhi ka akuzuar kryekomisionerin Ilirjan Celibashi se po pengon politikisht regjistrim e Partisë Demokratike si subjekt zgjedhore për vendoret e 14 majit. Në një reagim në Tëitter pas vendimit të KAS lidhur me kërkesën ankimore të bërë nga grupimi në të cilin Bardhi bën pjesë, deputeti demokrat i bën thirrje Celibashit që të shprehet menjëherë për kërkesën e bërë nga PD. “Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve ka detyrimin ligjor të shprehet menjeherë për kërkesën e PD për regjistrim. Zvarritja që ai po bën, është e paligjshme, është e papranueshme. Ai kishte detyrimin të merrte vendimin të shtunën në orën 10:00. Edhe KAS-i konstaton se vendimi i tij ka rënë nga fuqia në orën 10 të datës 11.03.2023. Pse po fshihet Ilirjan Celibashi? Cili është interesi i tij politik për zvarritjen e vendimmarrjes? Përgjigja është vetëm një: Ilirjan Celibashi po pengon politikisht regjistrimin e PD!”, shkruan Bardhi. Kujtojmë se në seancën paraprake, Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve vendosi të mos pranojë ankimimet e grupimit Alibeaj dhe “Rithemelimit” për regjistrimin e Partisë Demokratike në Zgjedhjet e 14 majit”. Ndërkohë Berisha kërkon zhbërjen e vendimit të Celibashit, i cili vendosi që ish-kryeministri të mos regjistrohet në zgjedhje me siglën e Partisë Demokratike. Sipas tij, KQZ nuk mund të refuzojë regjistrimin e PD përfaqësuar nga Sali Berisha vetëm bazuar mbi mungesën e shkresës së regjistrit të partive politike, pasi sipas tij në regjistrin e partive politike vijon të mbeten të dhëna të pasakta dhe të vjetëruara.

Të fundit

Mungesa e këtij minerali rrit rrezikun për zemrën dhe trurin

Kaliumi është një nga mineralet thelbësore që çdo qelizë në trupin tonë e përdor për të funksionuar si duhet,...

Dita Botërore e “Emoji”, cila është më e popullarizuara?

Dita Botërore e “Emoji”, e cila festohet më 17 korrik, është krijuar për të promovuar përdorimin e tyre. Emoji, të cilat janë krijuar për herë...

Porsche Cayenne e re, makina që pritet ‘të formësojë të ardhmen e makinave elektrike’

Porsche po vazhdon me forcë zhvillimin e makinave elektrike, edhe pse shitjet e Taycan ranë ndjeshëm vitin e kaluar. Madje, sipas raportimeve, modeli i ri...

30 mijë euro për t’u martuar me mbretëreshën e bukurisë franceze/ Belgu pre e mashtrimit

Një burrë belg 76-vjeçar, i quajtur Michel, ka përjetuar një zhgënjim të thellë pasi udhëtoi 760 kilometra nga Belgjika në Francë, për të takuar...

Zjarri në Belishovë të Mallakastrës shkrumbon dhjetëra hektarë me ullishte e pisha

Ende vijon të jetë aktive vatra e zjarrit në fshatin Belishovë të Mallakastrës. Flakët që nga mesdita kanë përfshirë një sipërfaqe të gjerë me shkurre,...

Lajme të tjera

Web TV