KQZ nuk i regjistroi në zgjedhje/ Zbulohet lëvizja e fundit e Berishës

Pasi KQZ vendosi që të mos regjistrojë Sali Berishën si subjekt politik për zgjedhjet e 14 majit, është vendosur që sot të dorëzohet në KQZ koalicioni i opozitës.

Mësohet se në këtë koalicion do të marrin pjesë partitë, PL, PBDNj, PDK, ndërsa ka bisedime të hapura me Ballin Kombëtar Demokrat.

Po ashtu bëhet e ditur se kandidatët e këtij koalicioni, do të jenë ata të Primareve, ndërsa listë të përbashkët do te ketë edhe për keshillat bashkiakë.