Shkarkohet nga detyra drejtori i burgut të Drenovës, ja kush e zë vendin e tij (EMRI)

Shkarkohet nga detyra drejtori i burgut të Drenovës.

ABC News mëson se Altin Gusho,  i cili mbante detyrën e drejtorit të IEVP Drenovë prej 2 vitesh, është shkarkuar sot nga detyra.

Para detyrës si drejtor i burgut, Gusho ka mbajtur postin e shefit të policisë së burgut të Drenovës për 1 vit.

Vendin e tij e ka zënë Durim Toska. Toska ka mbajtur deri tani postin e drejtorit të Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit në bashkinë e Pogradecit.

Ndërsa më herët, Toska ka qenë pjesë e Policisë së Shtetit