OKB jep alarmin: Grupet shqiptare, lojtarë kryesorë në tregun e kokainës në Evropë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Prodhimi i kokainës ka arritur nivele rekord ndërsa janë shfaqur qendra të reja trafikimi theksohet ne raportin më të fundit të Kombeve të Bashkuara mbi Drogën dhe Krimin.

Në raport përmenden në mënyrë të vazhdueshme grupet kriminale shqiptare që sipas gjetjeve konsiderohen lojtarë të rëndësishëm në tregun global të kokainës.

Sipas raportit, në dekadën e fundit, grupet shqipfolëse janë bërë lojtarët kryesorë në tregun e kokainës në Evropë, duke u mbështetur në një rrjet të gjerë bashkëpunëtorësh në mesin e diasporës shqiptare jashtë vendit dhe shpesh duke punuar në bashkëpunim me grupet kriminale italiane.

Grupet shqipfolëse operojnë me shpërndarje në sasi të mëdha të kokainës në shumë pjesë të Evropës, veçanërisht në Mbretërinë e Bashkuar dhe Holandë duke krijuar marrëdhënie të drejtpërdrejta me furnitorët në Amerikën Latine thuhet ne raportin e OKB-se.

“Ndërsa grupet shqiptare janë shumë aktive në dërgimin e kokainës nëpër Evropën Perëndimore, veçanërisht në portet e Belgjikës dhe Holandës, një sasi kokaine ka mbërritur edhe ne portin kryesor të Shqipërisë, atë të Durrësit”, thuhet në raport.

Tregjet më pak të eksploruara të kokainës në Evropën Lindore janë furnizuar kryesisht nga grupet kriminale shqiptare dhe serbe. Në veçanti grupet kriminale serbe kanë furnizuar për një kohë gjatë Ballkanin me kokainë nga Ekuadori thuhet në raport.

Siç është raportuar nga autoritetet shqiptare, është më pak e zakonshme se përpara zbulimi i kokainës brenda një kontejneri sepse droga ka më shumë gjasa të fshihet brenda kutive me banane.

Autoritetet ligjzbatuese në Shqipëri kanë raportuar se për të trafikuar kokainën, grupet kriminale e fshehin lëndën narkotike edhe në automjetet me tonazh të rëndë përmes trageteve që vijnë nga Italia thuhet në raportin më të fundit të OKB për drogën dhe krimin.

Lexo edhe :  Erion Veliaj reagon nga qelia: S’kam vjedhur, as vrarë, as shantazhuar

Sipas gjetjeve, grupet kriminale shqiptare luajnë një rol të rëndësishëm në tregtine e kokainës në Irlandë, ndonëse ky treg vazhdon të kontrollohet nga grupet kriminale irlandeze.

Të fundit

Pas moshës 40 pse është më e vështirë rënia në peshë dhe çfarë duhet të bëni

Pas të dyzetave, njeriu e ka më të vështirë për të humbur në peshë, pavarësisht përpjekjeve për t’u ushqyer...

Ahmet Kalaja për Vserlon: Inshallah nuk na del dhe Gjesti si ai!

Deklarata e Ahmet Kalasë për një prej banorëve të Big Brother VIP 4 ma marrë vëmendjen e rrjetit. Kalaja ka folur për Vserlo, duke kundërshtuar...

“Më kapi paniku”/ Arrestimi i Veliajt, agjenti imobiliar: 3 ditë nuk po na binte telefoni

Agjenti imobilar Armand Shkëmbi foli në lidhje me ndërtimtaritë ne qytetin e Tiranës dhe tregun imobiliar. Shkëmbi tha se tregu imobiliar është i paparashikueshëm dhe...

“Të ha të gjallë, o gazetare e dështuar”/ Agravon sherri mes Rozana Radit dhe Gertës!

Gerta ka patur debate të ashpra ditën e sotme në shtëpinë e “Big Brother VIP 4” me disa prej banorëve. Ditën e nisi duke...

Ambasada e SHBA sinjalizon ndryshime, politika e Trump po zbatohet

Kur janë bërë një muaj që kur Donald Trump mori drejtimin e SHBA-ve, ambasada amerikane në vendin tonë ka bërë një reagim duke thënë...

Lajme të tjera

Web TV